Lajme Zone
Dinamika e ekzekutimit të efektivit të FA në Korçë, autori dhe viktima ishin shokë; e ndoqi me kallashnikov derisa e vrau
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Dinamika e ekzekutimit të efektivit të FA në Korçë, autori dhe viktima ishin shokë; e ndoqi me kallashnikov derisa e vrau

I riu mësohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura, ndërsa sipas informacioneve paraprake, në vrasjen e tij dyshohet se është përdorur një armë zjarri e tipit kallashnikov.

Viktima Joan Zuko dhe vendi ku ndodhi krimi Joan Zuko, pjesë e Forcave të Armatosura, dyshohet se tentoi të fshihej në një pallat për t’i shpëtuar autorit. Policia ka ngritur postblloqe dhe po sekuestron kamerat e sigurisë për të rindërtuar dinamikën e krimit Është publikuar fotoja e Joan Zukos, 20-vjeçarit që u vra me armë zjarri pasditen e sotme në lagjen nr. 14 të qytetit të Korçës.

I riu mësohet se ishte pjesë e Forcave të Armatosura, ndërsa sipas informacioneve paraprake, në vrasjen e tij dyshohet se është përdorur një armë zjarri e tipit kallashnikov.

Burime bëjnë me dije se Zuko nuk ishte banor i lagjes ku ndodhi ngjarja dhe dyshohet se është ndjekur nga autori përpara se të qëllohej.

Në përpjekje për t’i shpëtuar ndjekjes, 20-vjeçari mësohet se është futur brenda një pallati për t’u fshehur. Autori dyshohet se e ka ndjekur deri brenda ambienteve të godinës, ku e ka arritur dhe e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen. Pas krimit, autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja.

Policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të vrasjes dhe ka intensifikuar kontrollet në terren për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në disa zona janë ngritur postblloqe, ndërsa efektivët po kontrollojnë akset rrugore dhe territorin përreth me qëllim gjetjen e të dyshuarit.

Paralelisht me kërkimet, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të krimit. Në kuadër të hetimeve po mblidhen dhe sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë të bizneseve dhe banesave në zonën ku ndodhi vrasja.

Pamjet pritet të ndihmojnë hetuesit në rindërtimin e lëvizjeve të viktimës dhe autorit të dyshuar para dhe pas krimit, si dhe në përcaktimin e dinamikës së plotë të ngjarjes. Viktima dhe autori i dyshuar ishin shokë

Ndërkohë, mësohet se Joan Zuko dhe i riu që dyshohet se e vrau kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë.

Autori i dyshuar rezulton të ketë precedentë penalë, ndërsa më herët është përfshirë në ngjarje të lidhura me armëmbajtjen pa leje dhe plagosje.

Fakti që viktima dhe autori i dyshuar njiheshin prej vitesh e bën ende të paqartë se çfarë mund të ketë shkaktuar përplasjen mes tyre që përfi me vrasjen e 20-vjeçarit.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur se çfarë ka ndodhur mes dy të rinjve përpara krimit dhe nëse mes tyre kishte lindur së fundmi ndonjë konflikt.

Kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar vijojnë, ndërsa grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe përcaktimin e motivit dhe rrethanave të plota të vrasjes. vrasja korce policia 2 vrasja korce policia 3 Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Detaje nga vrasja e efektivit të Forcave të Armatosura, 20-vjeçari tentoi t’i shpëtonte autorit, u ndoq dhe u qëllua brenda pallatit! 8 Gusht 2026, 17:1217:12Kronike Vrasja në Korçë, kush është 20-vjeçari që humbi jetën; pjesë e Forcave të Armatosura 8 Gusht 2026, 17:0417:04Kronike Të shtëna me armë zjarri në Korçë, vritet 20 vjeçari! 8 Gusht 2026, 16:4816:48Kronike Zjarr në terren të vështirë në Gjirokastër, digjen rreth 3 hektarë! 8 Gusht 2026, 15:5715:57Kronike “Na jep lekët”/ Zbardhen detajet nga shpërthimi në Tufinë, tre vëllezërit i vunë eksploziv banesës për borxhin e mobilieve 8 Gusht 2026, 15:1415:14Kronike Tritol te lokali i Noizyt në Durrës, ndërhyn policia 8 Gusht 2026, 14:4514:45Kronike