Lajme Zone
Aleanca midis autokratëve po bëhet edhe më e fortë
PolitikëPamfleti

Aleanca midis autokratëve po bëhet edhe më e fortë

Ka zëra se Kina po përgatitet t’I shesë Iranit sisteme të mbrojtjes ajrore dhe se Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa për të mbështetur luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Aleanca e autokratëve / Lidhjet e fshehta dhe bashkëpunimi i shtuar midis Rusisë, Kinës, Iranit dhe Koresë së Veriut po krijojnë një bosht të rrezikshëm revizionist, i cili po teston fort fuqinë globale dhe aftësinë parandaluese të Shteteve të Bashkuara. Rusia po e ndihmon Iranin të marrë në shënjestër bazat amerikane në Gjirin Persik. Ukraina godet një anije iraniane në Detin Kaspik për të prishur tregtinë strategjike midis Moskës dhe Teheranit.

Ka zëra se Kina po përgatitet t’I shesë Iranit sisteme të mbrojtjes ajrore dhe se Koreja e Veriut mund të dërgojë më shumë trupa për të mbështetur luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

Të marra veç e veç, këto duken si incidente të izoluara.

Por të analizuara së bashku, ato zbulojnë rrjetën gjithnjë e më të dendur të lidhjeve midis kundërshtarëve të SHBA-së, dhe konturet e një bote të rrezikshme plot rivalitete e luftëra të ndërthurura midis tyre.

Lidhjet midis kundërshtarëve të SHBA-së datojnë dekada më parë. Koreja e Veriut dhe Irani kanë shkëmbyer teknologji raketash që nga vitet 1980. Marrëdhënia e sotme midis Rusisë dhe Kinës është zhvilluar që nga vitet 1990.

Por kjo prirje, u përshpejtua ndjeshëm në vitin 2022, kur Rusia sulmoi Ukrainën. Ky sulm erdhi menjëherë pasi Presidenti rus Vladimir Putin dhe udhëheqësi kinez Xi Jinping nënshkruan partneritetin e tyre strategjik “të pakufijshëm”.

Dhe pasi dështoi agresioni i Putinit, duke e ekspozuar Rusinë ndaj izolimit ndërkombëtar dhe rrezikut të një humbjeje të plotë, ai katalizoi një bashkëpunim të ri midis miqve autokratë.

Kina u bë bashkëfajtori kryesor i Putinit, duke përthithur tregtinë e ndaluar nga tregjet perëndimore dhe duke dërguar teknologji që mbështet industrinë e mbrojtjes të Rusisë. Irani siguroi dronë dhe ekspertizë në përdorimin e tyre. Koreja e Veriut dërgoi municione, raketa dhe madje edhe trupa për të mbështetur forcat e dërrmuara të Moskës.

Lufta e Putinit, është mbështetur financiarisht nga një koalicion i tërë autokratik. Por këto marrëdhënie janë thellësisht transaksionale, dhe pagesa ka ardhur në formën e ndihmës që rrjedh në drejtimin e kundërt.

Rusia e ka mbështetur Iranin kundër SHBA-së, duke i dhënë Teheranit koordinata të sakta për objektet amerikane dhe mësime se si t’i bëjnë më shkatërruese sulmet me dronë dhe raketa - të atij lloji që ai ka ndërmarrë pamëshirshëm kundër Ukrainës.

Po ashtu Moska ndihmoi Houthët, një aleat të Iranit, kur ata po shkatërronin transportin detar në Detin e Kuq në vitin 2024. Putini i ka dërguar teknologji të ndjeshme industrisë ushtarake të Koresë së Veriut, duke e mbrojtur njëkohësisht Phenianin nga sanksionet.

Pekini po korr përfitime në mallra ushtarake ruse të nivelit të lartë, si mbrojtja e avancuar ajrore dhe teknologjia e heshtjes së nëndetëseve. Shto këtu marrëdhënie të tjera në zhvillim - si ndihma kineze për industrinë e raketave të Iranit - dhe do të keni një rrjet kompleks lidhjesh midis fuqive revizioniste të botës.

Shumica e këtyre marrëdhënieve nuk janë aleanca formale. Aatyre u mungojnë garancitë e sigurisë që SHBA-ja u ka ofruar prej kohësh miqve të saj në Evropë dhe Azi. Tensionet janë të pranishme madje edhe brenda marrëdhënieve produktive.

Nacionalistët rusë e shohin me pakënaqësi varësinë ekonomike dhe strategjike të vendit të tyre nga Pekini, si dhe perceptimin se Moska është bërë partneri i vogël i Kinës. Por ky bosht i revizionistëve është salduar së bashku nga armiqësia e përbashkët ndaj fuqisë amerikane dhe aleancave të udhëhequra nga SHBA-ja që kufizojnë ambiciet e tyre për zgjerim.

Dhe pavarësisht se si i quajmë këto marrëdhënie, ato i bëjnë shumë prej problemeve strategjike të Amerikës edhe më të rënda. Perëndimi e ka të vështirë ta detyrojë Rusinë të pranojë një armëpushim ose të ndalojë së godituri Ukrainën për sa kohë që Putini ka mbështetjen e autokratëve të tjerë.

Sfidat ndaj lirisë së lundrimit në rrugët e ngushta ujore rreth Gadishullit Arabik, bëhen edhe më vdekjeprurëse nga ndihma ruse për Iranin dhe Houthët - ndoshta një shpagim strategjik për ndihmën e Amerikës ndaj Ukrainës.

Përkrahja kineze dhe ruse, e mbron Koresë e Veriut ndërsa ajo përmirëson vazhdimisht arsenalet e saj bërthamore dhe raketore që përbëjnë një kërcënim në rritje. Ndërkohë, kërcënimi më serioz me të cilin përballet Pentagoni - sfida në rritje e Kinës ndaj ekuilibrit të fuqisë në Paqësorin perëndimor - zmadhohet nga teknologjia e ndjeshme ushtarake që Putini i siguron Pekinit.

Ndërkohë, shtetet revizioniste ndihmojnë njëra-tjetrën më pak drejtpërdrejt duke shpërndarë vëmendjen dhe burimet e Amerikës. Veprimet e Moskës dhe Teheranit e pengojnë SHBA-në të përqendrohet te Paqësori.

Nëse shpërthen lufta në atë rajon, Kina do të korrë përfitime të mëdha nga degradimi i rezervave të municioneve dhe gatishmërisë ushtarake të SHBA-së, i shkaktuar nga konfliktet e njëpasnjëshme të Amerikës në Lindjen e Mesme.

Pekini dhe Moska përpiqen gjithashtu, përmes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në vende që nga Deti i Kinës Lindore deri në Arktik, të sinjalizojnë diçka edhe më ogurzezë: që ato mund të bashkëpunojnë në krizën ose luftën e ardhshme të fuqive të mëdha.

Analistët e poltronit (ose strategët e salloneve) argumentojnë se SHBA-ja mund të dalë nga problem duke zbatuar një “Kisinger të kundërt” - pra duke ulur tensionet me Rusinë për t'u përqendruar te Pekini.

Por nuk ka asnjë përgjigje të lehtë për problemin e rreshtimit të kundërshtarëve. Edhe pse këto marrëdhënie janë transaksionale dhe të mbushura me mosbesim, konvergjenca e thellë e interesave mbetet thelbësore.

Dhe kur udhëheqësit autokratë vëzhgojnë aftësinë e Iranit për ta luftuar SHBA-në deri në një ngërç, qëndrueshmërinë e Rusisë në luftën e Ukrainës dhe forcën e besimin në rritje të Kinës, mund të dalin lehtësisht në përfundimin se vrulli gjeopolitik është në anën e tyre.

Më e mira që mund të bëjnë SHBA-ja dhe aleatët e saj në këtë situatë, është të forcojnë kapacitetet ushtarake dhe lidhjet e bashkëpunimit. Megjithatë, ndërsa shpenzimet ushtarake po rriten në të gjithë botën demokratike, kohezioni strategjik po bie me shpejtësi - së bashku me besimin te kompetenca dhe udhëheqja amerikane.

Kostot e këtij rënieje rriten sa herë që konvergjenca midis aleatëve autokratikë bëhet më e theksuar. Ne ende nuk po jetojmë në një vorbull shkatërruese të atij lloji që e toruroi njerëzimin në Luftën e Dytë Botërore.

Por SHBA-ja dhe aleatët e saj po përballen me diçka disi më pak ogurzezë dhe sfiduese: një epokë revizionistësh që bashkëpunojnë dhe me një sërë konfliktesh që ziejnë në mbarë globin./Pamfleti nga “Bloomberg”aleanca e autokratëve Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike “15 bashki drejt zhdukjes”, Berisha thirrje qytetarëve: Bashkohuni kundër projektit që shpopullon vendin 8 Gusht 2026, 13:1313:13Politike Berisha bën denoncimin e fortë: Tre kontejnerë me euro dolën nga Porti i Durrësit dhe u shkarkuan në Shkozet 8 Gusht 2026, 12:5812:58Politike Fushë-Arrëzi peticion kundër shkrirjes me Pukën, ish-kandidati i PS: U kërkoj ndjesë që ju kam kërkuar votën për Ramën 8 Gusht 2026, 10:3510:35Politike Reforma Territoriale, Tabaku: Nuk ul asnjë kosto, Rama rrit centralizimin dhe kontrollin mbi bashkitë 8 Gusht 2026, 10:0410:04Politike Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump 8 Gusht 2026, 09:2509:25Politike Kush është Abdul El Sayedi shqiptar? Radiografia e të majtës së re që po lind 8 Gusht 2026, 08:2308:23Politike