Reshjet e para të borës kanë mbërritur në bjeshkët e Tropojës që në muajin shtator, duke sjellë një ndryshim të menjëhershëm të motit dhe ulje të ndjeshme të temperaturave. Që në orët e para të mëngjesit, dëbora ka zbardhur zonën e Makrofçës, duke mbuluar shpatet e maleve dhe duke krijuar një panoramë tipike dimërore, edhe pse jemi ende në ditët e para të vjeshtës. LEXO edhe...Reshje të dendura shiu në Kukës, bien djeshëm temperaturat! Në zona të caktuara rrezikohet rënia e gurëve dhe rrëshqitja e dherave Pamjet janë publikuar në rrjetet sociale nga kryetari i Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi, dhe tregojnë peizazhin e transformuar nga reshjet e para të borës. Ndryshimi i motit kërkon edhe më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve që lëvizin drejt këtyre zonave, veçanërisht në akset malore ku kushtet atmosferike mund të jenë të paqëndrueshme. SI.E./E.H/ReportTv.al tropoje Kukes bore Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.2% Jo 42.6% Disi 11.2% Vota total: 4470 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?
