Një godinë, e cila shërbente për magazinimin e materialeve të peshkimit, është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele në zonën e Zvërnecit, aty ku kanali i Lagunës së Nartës lidhet me detin.
Zjarri rrezikonte të përhapej edhe në pyllin me pisha pranë godinës, por ndërhyrja e zjarrfikësve të Vlorës bëri të mundur neutralizimin e situatës.
Sipas shërbimit zjarrfikës, paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, pritet të përcaktohen rrethanat e plota të ngjarjes. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet vloreZvërnec

