Lajme Zone
Ora më e mirë e vitit mban emrin e shqiptarit Rexhep Rexhepi
KulturëTelegrafi

Ora më e mirë e vitit mban emrin e shqiptarit Rexhep Rexhepi

Orëndreqësi shqiptar nga Kosova, Rexhep Rexhepi, ka fituar çmimin prestigjioz “Aiguille d’Or” në edicionin e vitit 2026 të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), i konsideruar si vlerësimi më i lartë në industrinë ndërkombëtare të orologjisë.

Orëndreqësi shqiptar nga Kosova, Rexhep Rexhepi, ka fituar çmimin prestigjioz “Aiguille d’Or” në edicionin e vitit 2026 të Grand Prix d’Horlogerie de Genève (GPHG), i konsideruar si vlerësimi më i lartë në industrinë ndërkombëtare të orologjisë.Modeli i tij Chronograph Flyback është shpallur fitues i çmimit kryesor në ceremoninë e mbajtur në Gjenevë, duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për krijuesin shqiptar dhe markën e tij të pavarur të orëve. Ora fituese është pajisur me një mekanizëm të ri, të përbërë nga 320 komponentë, me rezervë energjie prej 72 orësh. Numëratori është realizuar nga smalti, duke përdorur teknikën tradicionale “grand feu”, ndërsa përfundimi dhe dekorimi i mekanizmit janë punuar tërësisht me dorë.Rexhep Rexhepi, i lindur në Kosovë në vitin 1987, u zhvendos në Zvicër gjatë fëmijërisë, ku nisi rrugëtimin e tij në industrinë e orologjisë. Ai themeloi markën e pavarur Akrivia, përmes së cilës fitoi njohje ndërkombëtare për krijimin e orëve mekanike luksoze, ndërsa më vonë krijimet e tij filluan të mbanin edhe emrin e tij.Modeli fitues ka një çmim të deklaruar prej 150 mijë frangash zvicerane, pa përfshirë taksat. Në një intervistë, Rexhepi ka shpjeguar se ka zgjedhur ta mbajë çmimin në këtë nivel, pavarësisht kërkesës së lartë për krijimet e tij në tregun e rishitjes, ku vlera e tyre mund të arrijë deri në katër milionë euro.Fitimi i çmimit “Aiguille d’Or” përbën një tjetër vlerësim ndërkombëtar për Rexhep Rexhepin, i cili është shndërruar në një prej emrave të njohur të orologjisë së pavarur zvicerane./Telegrafi/ - YouTube www.youtube.com