3 banesa të pabanuara janë djegur në Peqin, ndërsa flakët kanë përfshirë rreth 50 hektarë me ullinj, pemë frutore dhe pyje. Këtë të shtunë situata është nën kontroll, por vijon puna për neutralizimin e plotë të flakëve. Dëmet janë në disa fshatra të njësive administrative Përparim dhe Pajovë. LEXO edhe...Zjarri në majën e Bukanikut në Gjinar, ndërhyn avioni ‘Air Tractor’ Banorët ngrenë dyshime se zjarret mund të kenë lidhje me Paketën e Maleve, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim nga qeveria dhe bashkia. Policia, ndërkohë, ka një tjetër version për shkakun. Dyshohet se një banor i zonës, në moshë të thyer ka ndezur zjarrin për të djegur shkurre por është përhapur nga era. I dyshuari është shoqëruar dhe po merret në pyetje. Lezha është përballur sërish me zjarre këtë të shtunë. Flakët përfshinë tokat bujqësore në zonën e Rrilës. Pas rreth 5 orësh ndërhyrje, flakët u vunë nën kontroll, ndërsa banorët flasin për dëmet e shkaktuara. “Shumë probleme ka pasur sot me zjarrin. Ka mundësi që e ka ndezur ndonjë bari dhe është përhapur në gjithë fushën. I kam lajmëruar të gjithë, s’ka ardhur askush. Zjarrfikësve u ka mbaruar uji e kanë ikur prapë. Fshatarët kanë punuar me pompa. Situata është e frikshme, vatrat e zjarrit mund të riaktivizohen”, thotë një banor. Bilanci paraprak i zjarreve të tre ditëve të fundit, flet për djegien e 2 banesa të pabanuara, 1 kasolle bagëtish dhe sipërfaqe të konsiderueshme me pemtari. Ndërkohë, rreth 20 hektarë pyje janë përshkuar nga flakët në zonën e Manatisë. Share Ora 18:13 Zjarri në majën e Bukanikut në Gjinar, ndërhyn avioni ‘Air Tractor’ Prej disa ditësh, maja e Bukanikut në Gjinar të Elbasanit, është në flakë. Në këtë vatër, sapo ka mbërritur një avion ‘Air Tractor’ për të shuar zjarrin që ka përfshirë masivin me pisha. Share SI.E./P.J/ReportTv.al Elbasan Lezhe zjarret 2026 Komento Komente Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 69.2% Jo 25.9% Jam i/e dyzyuar 4.9% Vota total: 3931 Sondazhi i ditës: Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?
