Shqiptarët e Diasporës mbajtën sot më 3 tetor një protestë në orën 16:00, përpara Komisionit Evropian në Bruksel, me thirrjen “Shqipëria në BE pa Edi Ramën”. Protesta synon të përcjellë në institucionet evropiane kundërshtimet e organizatorëve ndaj qeverisë shqiptare, ndërsa një prej kërkesave kryesore të tyre është dorëheqja e pakushtëzuar e kryeministrit Edi Rama. Përmes protestës në kryeqendrën evropiane, Diaspora synon që këto kërkesa të dëgjohen edhe pranë institucioneve të Bashkimit Evropian. Për të folur mbi tubimin, aktivistja e protestave në Milano ka udhëtuar sot drejt Brukselit, ndërsa në një lidhje për News24 ajo tregoi detaje nga tubimi i sotëm. Suela Medini, aktiviste: Diaspora ka marrë vendimin që do të vazhdojë me protesta dhe nuk do ndalet. Diaspora ka thënë se e do Shqipërinë pa kryeministrin Edi Rama, të cilin e shikojnë si personin që ka sjellë keqqeverisje dhe korrupsion galopant në vend. Edhe skandalet e fundit shikohen më tepër si heqje vëmendje ndaj skandaleve të vërteta si tek SHISH, tek AKSHI, tek KAYO etj. Ne duam që Komisioni Europian të anulojë ligjin e vitit 2024 për Zonat e Mbrojtura dhe të kërkojë largimin e kryeministrit Edi Rama. E gjithë diaspora është në këmbë që të vijë në Tiranë dhe synimi është një, që kryeministri të japë dorëheqjen. Ne do jemi në shesh deri në rrëzimin e një qeverie antikombëtare, që populli shqiptar nuk i meriton më. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Brukseli diaspora protesta
