Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania

“Dialogu është zgjidhje, jo dhuna”/ Zv.ministrja Osmani: Shkollat po frekuentohen, garantojmë proces mësimor të sigurt


Zëvendës ministrja e Arsimit, Orjana Osmani thotë se vetëm dialogu mund të zgjidhë situatën e krijuar nga protesta e dhunshme të studentëve në kryeqytet.

Zëvendës ministrja e Arsimit, Orjana Osmani thotë se vetëm dialogu mund të zgjidhë situatën e krijuar nga protesta e dhunshme të studentëve në kryeqytet.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Osmani u shpreh se dhuna nuk është munësi për zgjdhje.

Sipas Osmanit, se shkollat po frekuentohen nga shumica e nxënësve, teksa shtoi se ofrohet siguri për procesin e mësimit. “Kanë qenë ditë të vështira, mbi të gjitha si një mësuese. Mendoj që prej 27 vitesh ua njoh mirë energjinë të rinjve. Nuk mendoj se dhuna është një mundësi për të zgjidhur situatën. Dialogu duhet të na shoqërojë këto ditë. Që nga momenti i parë kur pamë të rinjtë, është e drejtë kushtetuese që ata të protestojnë. Mosha e tyre, duhet të jetë në vëmendje të të gjithëve ne sot. Institucioni arsimor, shkolla, është një institucion ku duhet të besohet. I mirëkuptojmë të gjithë prindërit, kemi pritur me qindra mesazhe prej tyre. Kemi komunikuar përmes drejtuesve të shkollës, procesi do vazhdojë, ne garantojmë cilësi. E vështirë, ka kulmuar ditën e premte. Prindërit kanë pasur të drejtën për të mbajtur fëmijët në shtëpi. Kjo situatë do dialog. Dita ditës po shtohen nxënësit që frekuentojnë mësimin. Besojmë se komunikimi do na çojnë drejt zgjidhjes së sigurtë. Ne, në disa prej shkollave nuk ka qenë i frekuentueshëm 100 përqind. Është një proces shumë i rëndësishëm. Ajo që ne po na vendos në emërues të përbashkët, është toleranca, komunikimi, dialogu”, theksoi ajo./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet orjana osmani