Lajme Zone
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunuan familjarët, dy të arrestuar në Lezhë e Kurbin. Në banesë iu gjetën tritol, armë zjarri e municion luftarak (VIDEO)


Dy persona janë arrestuar nga Policia në Lezhë dhe Kurbin, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia sekuestroi armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse.

Dy persona janë arrestuar nga Policia në Lezhë dhe Kurbin, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia sekuestroi armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse. Në Lezhë u arrestua në flagrancë 33-vjeçari Mark Përdoda, banues në Lezhë, i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, efektivët gjetën dhe sekuestruan 5 kallëpë tritoli, një pushkë dhe municion luftarak. Ndërkohë, në Kurbin u arrestua 48-vjeçari Gentjan Koprelli, banues në Mamurras, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij. Gjatë kontrollit në banesën e Koprellit, policia gjeti të fshehur një automatik me fishek në fole dhe municion luftarak. Policia bën me dije se arrestimet u kryen pas njoftimeve për raste të dhunës në familje dhe pas veprimeve të shpejta operacionale nga strukturat e Policisë së Lezhës dhe Kurbinit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Njoftim i plotë:

Ushtruan dhunë ndaj familjarëve të tyre në Lezhë dhe Kurbin, si dhe posedonin armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë plasëse, kapen dhe vihen në pranga dy shtetas.

Sekuestrohen 5 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri (njëra me fishek në fole) dhe municion luftarak.

Vihen në pranga 2 shtetasit që mbanin në banesa sendet e kundërligjshme.

I arrestuari në Lezhë dhunoi bashkëshorten e vëllait, ndërsa i arrestuari në Kurbin dhunoi babanë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera nga Policia e Lezhës dhe e Kurbinit, pas telefonatave për dhunë në familje, janë vënë në pranga shtetasit:

-Në Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi Mark Përdoda 33 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e vëllait.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 5 kallëpë tritoli, 1 armë zjarri (pushkë) dhe municion luftarak.

-Në Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi Gentjan Koprelli 48 vjeç, banues në Mamurras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri (automatik), me fishek në fole, dhe municion luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kurbin lezhe