Lajme Zone
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunuan 70-vjeçarin në banesën e tij dhe e kërcënuan me pistoletë çakmak për ta grabitur, arrestohen tre të rinjtë në Himarë (EMRAT+ VIDEO)


Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi dhunuan dhe kërcënuan një 70-vjeçar në banesën e tij për ta grabitur.

Himarë - Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi hynë në banesën e një të moshuari, e mbajtën me dhunë dhe e kanosën me një imitues arme zjarri (pistoletë çakmak), me qëllim vjedhjen e një shume parash. Të arrestuarit janë identifikuar si: Elkshi Xhemali, 25 vjeç, banues në Selenicë, Knidi Truja, 23 vjeç, banues në Vlorë dhe Antonio Cani, 19 vjeç, banues në Vlorë. LEXO edhe...Gjuetia spektakolare, peshkatari në Vlorë fiton ‘përleshjen’ nën ujë, kap peshkun 27 kilogramësh (VIDEO) Ngjarja u regjistrua tre ditë më parë në Borsh. Njoftimi i policisë Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, të kryera menjëherë pas kallëzimit të një 70-vjeçari, se më datë 12.07.2026, në fshatin Borsh, 3 shtetas kishin hyrë në banesën e tij, e kishin mbajtur me dhunë dhe e kishin kanosur me një imitues arme zjarri, me qëllim vjedhjen e një shume parash, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë finalizuan operacionin policor të koduar "Shuma". Në kuadër të operacionit u identifikuan, u lokalizuan dhe u vunë në pranga shtetasit: E. Xh., 25 vjeç, banues në Selenicë; K. T., 23 vjeç, banues në Vlorë; A. C., 19 vjeç, banues në Vlorë. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. C. kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga Gjykata për krime në fushën e narkotikëve. Nga hetimet rezultoi se 3 shtetasit kishin mbajtur banesën e 70-vjeçarit në vëzhgim për 2 ditë dhe kishin marrë me qira një automjet për të shkuar në vendin e ngjarjes dhe për të kryer krimin. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Lajm në përditësim… ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/ReportTv.al Borsh himare vjedhje Vlore Elkshi Xhemali Knidi Truja Antonio Cani Komento Komente Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.5% Të gabuar 86.1% Nuk e di 3.4% Vota total: 2158 Sondazhi i ditës: Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?