Dy persona janë arrestuar në Lezhë dhe Kurbin për dhunë fizike e psikologjike. Një 33-vjeçar nga Lezha dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjije ndaj bashkëshortes së vëllait. LEXO edhe...Aktive vatra në Perlat-Mirditë, vijon operacioni për shuarjen (VIDEO) Gjatë kontrollit në banesën e Mark Përdoda, u gjetën 5 kallëpë tritoli, 1 armë zjarri (pushkë) dhe municion luftarak. “Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera nga Policia e Lezhës dhe e Kurbinit, pas telefonatave për dhunë në familje, janë vënë në pranga shtetasit: -Në Lezhë u arrestua në flagrancë shtetasi M. P., 33 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e vëllait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 5 kallëpë tritoli, 1 armë zjarri (pushkë) dhe municion luftarak”, njoftoi sot policia. Ndërkohë në Kurbin, 48-vjeçari i identifikuar si Gentjan Koprelli dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait. “Në Kurbin u arrestua në flagrancë shtetasi G. K., 48 vjeç, banues në Mamurras, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait. Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën të fshehura 1 armë zjarri (automatik), me fishek në fole, dhe municion luftarak”, thuhet më tej në njoftimin e policisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K/E.H/ReportTv.al Lezhe Kurbin Gentjan Koprelli Mark Përdoda Komento Komente Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve? Po 40.8% Jo 52.2% I/e dyzuar 7% Vota total: 4818 Sondazhi i ditës: A mendoni se Shqipëria është e përgatitur për sezonin e zjarreve?
