Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me arrestimin e 40-vjeçarit Elvis Kosova në Palasë, i cili dyshohet se ka dhunuar dhe kanosur bashkëshorten e tij gjatë një konflikti familjar. Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:40, në një vilë brenda një kompleksi në zonën e Palasës, ku Policia është njoftuar për një konflikt familjar. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Patrullës së Zonës, ndërsa për neutralizimin e situatës janë angazhuar edhe forca shtesë të Stacionit të Policisë Dhërmi. Gjatë ndërhyrjes në banesë, efektivët kanë gjetur një armë zjarri, pistoletë. Ndërkohë, gjatë kontrollit të banesës së 40-vjeçarit në Tiranë, me mbështetjen e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, janë sekuestruar edhe dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë. Sipas verifikimeve paraprake, shtetasi Elvis Kosova, dyshohet se ka ushtruar dhunë dhe ka kanosur bashkëshorten e tij. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të Policisë bëri të mundur neutralizimin e situatës dhe parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit, duke shmangur një ngjarje potencialisht të rëndë.
40-vjeçari është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Fier, në ambientet e Policisë. Ndërkohë, vijojnë veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: palase policia Vlore
