Lajme Zone
Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli përfundon në spital
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Dhunohet shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli përfundon në spital

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e njohura, ku disa persona, mes tyre edhe pjesëtarë të sigurisë, po përfshiheshin në një konflikt dhe po dhunonin disa qytetarë.

Foto ilustruese Mateo Bakalli dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të përfshirëve dhe zbardhjen e rrethanave Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli, është dhunuar në orët e para të mëngjesit, pas një konflikti fizik me disa persona.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e njohura, ku disa persona, mes tyre edhe pjesëtarë të sigurisë, po përfshiheshin në një konflikt dhe po dhunonin disa qytetarë.

Bakalli, i cili është prezantuar si shef i Krimeve, ka ndërhyrë për t’i shpëtuar personat që po dhunoheshin. Gjatë ndërhyrjes, ai është sulmuar edhe vetë dhe është goditur nga disa persona.

Ai është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Mësohet se Bakalli kishte hematoma në zonën e syrit, si dhe dëmtime të tjera. Pas marrjes së mjekimit të nevojshëm, ai është larguar nga ambientet e spitalit.

Pas ngjarjes, policia ka shoqëruar rreth 15 persona, të cilët po mbahen në ambientet e Komisariatit të Sarandës. Burime paraprake bëjnë me dije se priten arrestime në lidhje me ngjarjen.

Mateo Bakalli u emërua në muajin korrik në detyrën e zëvendës shefit të Komisariatit dhe shefit të Krimeve në Sarandë. Më herët ai ka mbajtur detyrën e shefit të agjentëve në Komisariatin nr. 1.sarande bakalli mateo 1 Komente k k 16 Gusht 2026, 10:06 Shtet i degjeneruar dhe për tu zhdukur. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kronike Zjarri në Lungomare, zbulohen identitetet e 6 të lënduarve 16 Gusht 2026, 09:5109:51Kronike Zjarri në hotelin në Vlorë, Policia zbardh shkakun: Flakët nisën nga priza e frigoriferit 16 Gusht 2026, 09:2209:22Kronike “U hodhëm nga dritarja, thirrëm për ndihmë”, pushuesit rrëfejnë tmerrin nga zjarri në Lungomare 16 Gusht 2026, 08:0408:04Kronike Video/ Momente dramatike nga zjarri në Vlorë, pushuesit largohen nga dritaret 16 Gusht 2026, 07:5507:55Kronike Zjarri në hotelin në Lungomare, pesë të dëmtuar dërgohen në Tiranë; një vajzë në gjendje të rëndë 16 Gusht 2026, 07:4307:43Kronike Flakët përfshijnë hotelin në Lungomare, 6 persona përfjnë në spital 16 Gusht 2026, 07:1107:11Kronike