Shefi i Krimeve në Sarandë, Mateo Bakalli është dhunuar në orët e para të mëngjesit. Sipas informacioneve paraprake, Bakalli është konfliktuar fizikisht me disa persona dhe më pas është dhunuar, duke pësuar dëmtime në trup dhe në fytyrë. Mësohet se është paraqitur në spital në mëngjes, me hematoma në sy e lëndime të tjera. Pasi ka marrë mjekimin, ka lënë ambientet e spitalit. LEXO edhe...Hoteli i djegur në Vlorë, pamje nga ndërhyrja e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit (VIDEO) Sipas tij, në rrugën "Butrinti" kanë qenë duke debatuar dhe konfliktuar 2 persona. Ai thotë se "kam ndërhyrë duke u prezantuar dhe njëri prej tyre më goditi me grusht." Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë. P.J/ReportTv.al Vlore sarande mateo bakalli Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.9% Shoqëria 24.6% Social media 16.6% Vota total: 1009 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

