Mjeku i familjes në qendrën shëndetësore të Konajt, në Mirditë, Martin Prenga, është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte nga tre persona të maskuar, të cilët i kanë shkaktuar dëmtime të shumta fizike.
Sipas informacioneve paraprake, mjeku sapo kishte dalë nga banesa e tij, kur është përballur me tre persona të maskuar. Për arsye që ende nuk dihen, ata e kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë edhe telefonin celular, duke e lënë të shtrirë në rrugë.
Kanë qenë banorët e zonës ata që i kanë ardhur në ndihmë mjekut, duke e transportuar drejt spitalit të Rrëshenit, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërkohë, rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje mbeten ende të paqarta. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të dhunës së ushtruar ndaj mjekut Martin Prenga. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet Dhunëmirditemjekuspital

