Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Dhunohen efektivët në Durrës, turma rrethon dhe sulmon 2 prej tyre me shkopinj, gurë e karrige! Pamje të rënda


Pamje të rënda dhune nga Durrësi, ku një turmë protestuesish ka rrethuar dhe sulmuar dy policë me shkopinj, gurë e karrige, teksa ata përpiqeshin të mbronin godinën. Gjatë protestës është shkatërruar edhe Posta Shqiptare.

Pamje të rënda dhune vijnë nga Durrësi, ku forcat e policisë janë sulmuar me shkopinj dhe sende të forta nga protestuesit. Gjithçka ndodh në fraksion sekondi. Forcat e policisë përpiqen të mbrojnë godinet nga sulmet vandale por turma e madhe me shkopinj e sende të forta rrethojnë 2 policë dhe i sulmojnë ata. Drejt tyre hidhen edhe karrige dhe gurë. Gjatë protestës, të njëjtët protestues kanë shkatërruar edhe ambientet e Postës Shqiptare, duke shkaktuar dëme materiale. LEXO EDHE:Akte vandale, protestuesit sulmojnë me gurë edhe kalimtarët Lajmi kryesor: LIVE TV- Protesta/ Fishekzjarrë drejt Bashkisë së Tiranës! Gurë Kuvendit, 3 ministrive dhe efektivëve! Tentohet sulm ndaj selisë së PS, protestuesit shkatërrojnë banka e biznese U.D/SI.E./Shqiptarja.com TAG: Durres policia e shtetit protestat kunder qeverise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 23.6% Jo 72.3% Disi 4.1% Vota total: 292 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?