Nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale për raportimin e shefit të Krimeve në Sarandë. Këlliçi shkruan se kjo është një ngjarje e rëndë që tregon fuqinë që kanë të fortët e lidhur me qeverinë dhe pafuqinë e uniformave blu. “Në qytete të vogla si Saranda po dhe kudo tjetër, ata që kanë bërë fushatë e vota për ‘rilindjen’, janë mbi ligjin dhe sjnë e dhunojnë qytetarët. Policia vihet në shërbim të tyre”, shprehet ai ndër të tjera. Nënkryetari i PD-së shton se kjo klimë padrejtësie ka sjellë revoltën që kanë sot njerëzit në Shqipëri. Sipas Këlliçit, ngjarje si kjo e Sarandës kanë për të ndodhur sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë e krimi të emërojë kupolën e policisë së shtetit.
Postimi i plotë: Dhunimi i shefit të krimeve në Sarandë në krye të detyrës, siç raportojnë mediat, është një ngjarje e rëndë që tregon fuqinë që kanë të fortët e lidhur me qeverinë dhe pafuqinë e uniformave blu.
Në qytete të vogla si Saranda po dhe kudo tjetër, ata që kanë bërë fushatë e vota për ‘rilindjen’, janë mbi ligjin dhe sjnë e dhunojnë qytetarët. Policia vihet në shërbim të tyre.
Kjo klimë padrejtësie ka sjellë revoltën që kanë sot njerëzit kudo në Shqipëri.
Shefi i krimeve në Sarandë që sipas të dhënave mediatike, është futur për të shuar një sherr, është dhunuar nga klima që Edi Rama ka krijuar në këto 13 vite, ku bandat që janë shtabet e tij elektorale në zgjedhje, funksionojnë mbi ligjin dhe nuk përfillin as polcinë as shtetin.
Në jo pak raste, është bërë e njohur që organizatat kriminale kanë emëruar shefa komisariatesh e drejtorë policie. Në këto kushte, ngjarje si kjo e Sarandës kanë për të ndodhur sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë e krimi të emërojë kupolën e policisë së shtetit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

