Dy persona janë vënë në pranga nga Policia, pas dy rasteve të dhunës në familje të regjistruara në Lezhë dhe Kurbin.
Në Lezhë është arrestuar në flagrancë 33-vjeçari Mark Përdoda, i dyshuar se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së vëllait.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar 5 kallëpë tritoli, një armë zjarri tip pushkë dhe municion luftarak. Ndërkohë, në Kurbin është arrestuar 48-vjeçari Gentjan Koprelli, i dyshuar se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, efektivët kanë gjetur të fshehur një armë zjarri tip automatik, me fishek në fole, si dhe municion luftarak./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet DhunëkurbinLezhë

