Pasi shkatërruan dhe dogjën disa biznese në bulevardin “Dëshmoprët e Kombit”, protestuesit kanë lëvizur, duke mbërritur në kryqëzimin e madh në rrugën e Elbasanit, pranë xhamisë së Namazgjasë. Siç duket në pamjet e siguruara nga gazetarja Kleida Muka, protestuesit kanë shkatërruar kangjellat, semaforët dhe çdo gjë që gjejnë përpara.
Protestuesit janë gjithnjë në lëvizje dhe nivelin e dhunës e kanë vazhdimisht në rritje, duke mos kursyer asgjë që i del përpara. Top Channel

