Lajme Zone
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
BotëTop Channel

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

Protestat e dhunshme dhe trazirat e fundit në Evropë, si në Francë, Itali, Gjermani e vende të tjera, të nxitura nga kostoja e lartë e jetesës, çmimet e karburantit dhe inflacioni, po shfrytëzohen nga partitë e djathta ekstreme për të forcuar pozitat e tyre politike dhe për të fituar mbështetje popullore.

Protestat e dhunshme dhe trazirat e fundit në Evropë, si në Francë, Itali, Gjermani e vende të tjera, të nxitura nga kostoja e lartë e jetesës, çmimet e karburantit dhe inflacioni, po shfrytëzohen nga partitë e djathta ekstreme për të forcuar pozitat e tyre politike dhe për të fituar mbështetje popullore. E djathta ekstreme po e shfrytëzon dhunën në protestat masive për të promovuar një agjendë autoritare kundër emigracionit.

Udhëheqësit nacionalistë po i paraqesin trazirat si pasojë e dështimit të qeverisjes liberale dhe politikave të kufijve të hapur, duke këmbëngulur se vetëm ata mund të rivendosin ligjin dhe rendin. Nacionalistët autoritarë po tentojnë ta shfrytëzojnë në favor të tyre valën e trazirave në rrugë, teksa po afrohen zgjedhje me rëndësi në Spanjë, Francë dhe Itali.

Në Francë, trazirat masive dhe pakënaqësitë për çmimet e karburantit kanë rritur ndikimin e forcave nacionaliste dhe të ekstremit të djathtë, ndërsa qeveria ka përforcuar sigurinë dhe ka thirrur edhe trupa ushtarake.

Edhe në Gjermani, partia e ekstremit të djathtë AfD (Alternativa për Gjermaninë) ka fituar terren të ndjeshëm në disa lande, duke nxitur njëkohësisht edhe kundërprotesta masive pro demokracisë.

Në Itali, qeveria e Giorgia Melonit ka diskutuar masa sigurie dhe dërgimin e forcave shtesë për të menaxhuar përplasjet dhe trazirat në qytete veriore, si Milano dhe Bolonja, ku forcat populiste dhe të djathta kërkojnë më shumë rend. Top Channel