Lajme Zone
Champions League/ Como turpëron Manchester United, “Djajtë e Kuq” pësojnë katër nga debutuesit italianë dhe zhyten akoma më shumë në krizë
SportTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Champions League/ Como turpëron Manchester United, “Djajtë e Kuq” pësojnë katër nga debutuesit italianë dhe zhyten akoma më shumë në krizë

Manchester United ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Comos, në një ndeshje ku skuadra italiane dominoi dhe shënoi katër herë.

Manchester United ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Comos, në një ndeshje ku skuadra italiane dominoi dhe shënoi katër herë. Nico Paz ishte protagonist me dy gola, ndërsa Anastasios Douvikas dhe Jacobo Ramón plotësuan suksesin e vendasve. Për “Djajtë e Kuq” realizoi Joshua Zirkzee në minutat shtesë, por goli shërbeu vetëm për të zbutur shifrat.

Ekipi i Michael Carrick vazhdon të jetë në krizë, me United që ka fituar vetëm dy ndeshje këtë sezon në të gjitha kompeticionet.

Ndërkohë, një tjetër rezultat i rëndësishëm vjen nga përballja mes Lille dhe Galatasaray. Skuadra turke triumfoi 4-2 ndaj francezëve, duke dhuruar një ndeshje me shumë gola dhe emocione.

REZULTATET:

Como 4-1 Man. United

Paz 2′, 57′, Douvikas 49′, Ramon 76′ / Zirkzee 90+1′

Lille 2-4 Galatasaray

Diaoune 7′, 39′ / Akgun 2′, Batrakov 44′, Ozer (A.G) 52′, Osimhen 61′ Top Channel