Lajme Zone
“Duhet më shumë sesa premtime”, eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“Duhet më shumë sesa premtime”, eurodeputeti bullgar reagon për protestat në Tiranë, Kovatchev: Të dëgjohen zërat e të rinjve

Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev ka reaguar për protestat në Shqipëri.

Eurodeputeti bullgar Andrey Kovatchev ka reaguar për protestat në Shqipëri. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në X, ai ka shprehur se të rinjtë shqiptar kanë kërkojnë më shumë sesa premtime, ndërsa shtoi së zërat e tyre duhet të dëgjohen

Postimi i plotë:

Të rinjtë e Shqipërisë kërkojnë më shumë sesa premtime: ata duan llogaridhënie, fundin e korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të ndërtuar mbi demokracinë dhe sundimin e ligjit. Zërat e tyre duhet të dëgjohen, shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta e tyre për të sfiduar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet të mbrohet.

Liria e tubimit dhe e shprehjes duhet të ushtrohet në mënyrë paqësore. Dhuna është e papranueshme, qoftë nga protestuesit apo nga forcat e rendit, dhe të gjitha akuzat duhet të hetohen me proces të rregullt dhe llogaridhënie. Evropa dëshiron të mirëpresë një Shqipëri të përkushtuar ndaj vlerave tona evropiane Albania’s youth demands more than promises: they want accountability, an end to corruption, and a European future built on democracy and the rule of law. Their voices must be heard, their concerns taken seriously, and their right to peacefully challenge those in power protected.

— Andrey Kovatchev (@andreykovatchev) October 21, 2026 Top Channel