Presidenti rus Vladimir Putin ka rënë dakord për rifillimin e negociatave trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mesin e muajit tjetër, me synimin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Lajmi u bë i ditur nga këshilltari i Putinit për çështjet e jashtme, Yuri Ushakov, pas takimit të zhvilluar të mërkurën në Shën Petersburg mes liderit rus dhe Steve Ëitkoff, të dërguarit të presidentit amerikan Donald Trump. LEXO edhe...Witkoff për presidentin rus: Putin, njeri i dhembshur! Senatori konservator: Ai është vrasës i pamëshirshëm "Ne po synojmë Abu Dhabin. Pati një marrëveshje që ndoshta t'i mbajmë ato në mesin e nëntorit, pas 10 nëntorit", tha Ushakov. Sa i përket fundit të konflikteve ai nuk dha një datë të caktuar, por nënvizoi se po punojnë për këtë çështje. "Nuk e di sa afër jemi, por po ecim në atë drejtim", tha Yuri Ushakov. Takimi mes Putinit dhe Ëitkoff u zhvillua në një moment kur presidenti amerikan Donald Trump po ushtron presion ndaj Kievit për arritjen e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftimeve. Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka këmbëngulur se zgjidhja e ngërçit kërkon një samit mes liderëve të vendeve të përfshira. Pavarësisht përpjekjeve diplomatike, luftimet vijojnë në terren, ndërsa të dyja palët vazhdojnë sulmet e përditshme me armë me rreze të gjatë veprimi. Përfaqësuesit e Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së zhvilluan tre raunde negociatash në fillim të këtij viti, me takime në Abu Dhabi, në janar dhe shkurt, si dhe në Gjenevë, në shkurt. Ora 20:47 Witkoff për presidentin rus: Putin, njeri i dhembshur! Senatori konservator: Ai është vrasës i pamëshirshëm Foto: Steve Witkoff dhe Vladimir PutinSteve Witkoff është përfshirë në një furi stuhie në SHBA pasi falënderoi Vladimir Putinin dhe e quajti atë "të dhembshur" për lirimin e Stephen Hubbard, amerikanit të mbajtur në burg në Rusi për katër vjet."Ju flisni shumë për presidentin tim, Presidentin Trump, se është i dhembshur. Edhe ju jeni i dhembshur, ju pranoj këtë, ju përgëzoj për këtë dhe ju falënderoj përsëri", tha Witkoff."Putin është një vrasës i pamëshirshëm", vërejti senatori konservator John Corbyn, ndërsa kongresmeni republikan Don Bacon i quajti fjalët e Witkoff "një tjetër turp"."Duhet të kërkoni kuptimin e fjalës "i dhembshur" në fjalor. Duhet të ktheheni në Ukrainë dhe t'i pyesni familjet e fëmijëve të rrëmbyer dhe të vrarë nga Putini nëse mendojnë se ai është i dhembshur", tha senatori republikan Thom Tillis. Share Xh.K/ReportTv.al donald trump Volodymyr Zelensky SHBA vladimir putin Rusi lufta ne ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 78% Disi 3.2% Vota total: 10203 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

