Lajme Zone
PolitikëABC News Albania

“Dhuna nuk ka vend në demokraci, zgjidhja është dialogu”, Ambasadorja: Afatet e negociatave, të realizueshme


Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, tha se protestat paqësore janë pjesë e jetës demokratike, ndërsa dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, tha se protestat paqësore janë pjesë e jetës demokratike, ndërsa dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike.

Sa i takon integrimit, Moreira de Sousa theksoi se udhërrëfyesi pasqyron synimin e Shqipërisë për të mbyllur negociatat e anëtarësimit në vitin 2027.

Ajo nënvizoi se reformat kërkojnë konsultime dhe debat në Kuvend, duke theksuar se përgjegjësia për realizimin e tyre u takon të gjitha forcave politike. “Shqetësimet mjedisore nxitën protestat në fund të muajit maj, të cilat u shndërruan në një lëvizje më të gjerë. Protestat paqësore janë pjesë e jetës demokratike dhe në këtë jetë demokratike dhuna nuk ka vend.

Pakënaqësitë duhet të zgjidhen me dialog dhe institucionet duhet të sigurojnë hapësirën për dialog.

Udhërrëfyesi pasqyron synimin e Shqipërisë për mbylljen e negociatave në vitin 2027. Reformat kërkojnë konsultim, debat në Kuvend dhe janë përgjegjësi e të gjitha forcave politike. Janë kyçe konsultimet e vërteta dhe kuptimplota.

Këto reforma synojnë të ndërtojnë një shoqëri gjithëpërfshirëse. Shqipëria ka ecur përpara, por ende nuk kemi mbërritur në fund të këtij rrugëtimi.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet