Lajme Zone
Dhuna në protestën te Kuvendi, sot masa për 2 protestuesit! Njëra siguroi kapsollat, tjetri plagosi një polic me to
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dhuna në protestën te Kuvendi, sot masa për 2 protestuesit! Njëra siguroi kapsollat, tjetri plagosi një polic me to

Në Gjykatën e Tiranës sot mbahet masa e sigurisë për Artemisa Islamajn dhe Orion Peçin, të dy të arrestuar lidhur me dhunën në protestën e së enjtes para parlamentit.

Në Gjykatën e Tiranës sot mbahet masa e sigurisë për Artemisa Islamajn dhe Orion Peçin, të dy të arrestuar lidhur me dhunën në protestën e së enjtes para parlamentit. Për të dy blutë kanë administruar prova që i përfshijnë jo vetëm në akte dhune, por edhe furnizim me mjete piroteknike për hedhjen e tyre drejt efektivëve të policisë. Më konkretisht, Artemisa Islamaj, sipas burimeve sillte kapsollat për protestuesit e tjerë, ndërsa Orion Peçi është autor i dyshuar i dëmtimit të efektivit të Shqiponjave me kapsollë, të cilën fillimisht e futi në një shishe plastike dhe e hodhi drejt policit. LEXO EDHE:Preç Zogaj: Shqipëria e Re, me mendësi të re dhe në BE Përveç tyre, nëpër komisariatet e Tiranës u shoqëruan për t’u marrë në pyetje edhe 30 protestues të tjerë, një pjesë e të cilëve do të hetohen në gjendje të lirë. Mes tyre ishin Dritan Goxhaj, i ndaluar më herët në një prej 2 protestave para Kuvendit, dhe Edison Lika, ndër më aktivët në protestën e ashtuquajtur “Revolucioni Flamingo”, por u lanë të lirë brenda pak orësh. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Shqiptarja.com TAG: artemisa islamaj orion peci protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 63.7% Jo 29.1% Nuk e di 7.2% Vota total: 3084 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?