Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

Dhuna në protestë/ Rama sërish për dialog, fton protestuesit në "sofrën" para Kryeministrisë (VIDEO)


Ditën e djeshme, në bulevardin Dëshmorët e Kombit pati një tkurrje të numrit të protestuesve dhe nuk u shënuan përplasje me efektivët e Policisë. Kryeministri Rama, krahas ftesës për dialog me protestuesit, ka prezantuar edhe paketën ligjore anti-dhunë kundër personave të maskuar që kryejnë akte vandale gjatë tubimeve.

Pas disa refuzimeve të njëpasnjëshme, kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish ditën e sotme protestuesit për dialog. Edhe sot, para godinës së Kryeministrisë, është vendosur sofra e gurtë, me disa ‘ftesa’ në të cilat shkruhet ‘dialog’. Njësoj si dje, edhe sot mungojnë karriget rreth sofrës, të cilat ditët e tjera janë djegur e thyer vazhdimisht nga protestuesit. Ditën e djeshme, në bulevardin Dëshmorët e Kombit pati një tkurrje të numrit të protestuesve dhe nuk u shënuan përplasje me efektivët e Policisë. LEXO EDHE:‘Flamingo’ VS studentët! Përçarje për orarin e protestës: “OJF dhe ata të ‘xhirove’ në bulevard po futen në mes!” (FOTOT) Kryeministri Rama ka prezantuar edhe paketën anti-dhunë, ku parashikohet ashpërsim i dënimeve për të gjithë protestuesit e dhunshëm. Paketa prek edhe protestuesit jo të dhunshëm, të cilët bëhen pjesë e tubimeve të dhunshme. Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS ditën e djeshme, kryetari Taulant Balla tha se ligji për tubimet, pjesë e paketës ligjore anti-dhunë të propozuar nga Rama, do të hyjë në fuqi menjëherë, përmes një akti normativ të miratuar nga Qeveria. R.Xh/G.M./Shqiptarja.com TAG: edi rama protestat kunder qeverise proteste kryeministria Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.5 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento lexues: 27/10/2026 09:15 vazhdon tallja....po patjeter je i pazevendesueshem dhe duhet te vuajme ne pafundesi....do vije momenti, nuk do jete si e parashikoje Përgjigju Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77% Jo 19.8% Nuk e di 3.2% Vota total: 1847 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?