Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Dhoma Ekonomike Kombëtare, struktura e re në konsultim publik për herë të tretë! Organizim sipas fushës, tarifë vjetore për anëtarësimin e detyrueshëm


Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hedhur për konsultim publik projektligjin “Për Dhomën Ekonomike Kombëtare”, që pritet të zëvendësojë strukturën aktuale të “Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë”.  Struktura e re do të funksionojë tërësisht ndryshe, me dhomë sektoriale në territor sipas aktivitetit ekonomik se sektorëve përkatëse.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë që sot përfaqëson dhe mbron interesin e bizneseve dhe sipërmarrjes shqiptare, pritet të zëvendësohet nga një strukturë e re e me rregulla të reja. Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka hedhur sërish për konsultim projektligjin “Për dhomën Ekonomike Kombëtare” siç do të quhet kjo strukturë e re. Kjo është tentativa e tretë e këtij lloji brenda pak vitesh pasi një version i mëparshëm i projektligjit qarkulloi edhe në 2024, por u tërhoq pas kundërshtimit të ashpër nga bizneset dhe nga vetë dhomat ekzistuese. Projektligji parashikon anëtarësim të detyrueshëm në Dhomën e Ekonomisë për të gjitha bizneset me statusin aktiv, madje me një tarifë vjetore të detyrueshme, nga 10 mijë deri në 70 mijë lekë të reja. Tarifa do të jetë e detyrueshme dhe mospagimi shoqërohet me gjobë për bizneset. LEXO EDHE:Qeveria ndryshon rregullat për tenderët e mbrojtjes, më pak përjashtime dhe procedurë e thjeshtuar Organizimi i ri pritet të jetë tërësisht i ndryshëm nga ai aktual, ku ndarja e dhomave në territor është sipas 12 qarqeve, ndërsa anëtarësimi i bizneseve është vullnetar. Struktura e re parashikon krijimin e “Dhomave Sektoriale” në bazë të sektorëve të ndryshëm të ekonomisë dhe jo mbi bazë përfaqësimi territorial. Numri i dhomave dhe emërtesat zyrtare do të përcaktohen me propozim të Dhomës Ekonomike Kombëtare dhe miratimin e ministrit përgjegjës. Edhe pse emërtimet janë të papërcaktuara ende, bëhet fjalë për krijimin e dhomave të posaçme në varësi të sektorëve, si psh: Dhoma e Peshkimit, Agropërpunimit apo Ndërtimit. Sipas vlerësimit financiar që shoqëron projektligjin, kostoja fillestare e ngritjes së Dhomës Ekonomike Kombëtare për periudhën tranzitore njëvjeçare vlerësohet rreth 15,4 milionë lekë, të mbuluara nga buxheti i shtetit. Pas kësaj periudhe, institucioni parashikohet të vetëfinancohet plotësisht nga tarifat e regjistrimit dhe shërbimet e tjera, pa barrë të përhershme për buxhetin publik. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, krijohet institucioni i ri që do të përfaqësojë sipërmarrjen përballë institucioneve shtetërore dhe, në të njëjtën kohë, vendos me ligj që sipërmarrja duhet të jetë automatikisht pjesë e saj, pa pasur lirinë e zgjedhjes. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: dhoma ekonomike kombetare projektligji ministria e ekonomise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 57.9% Shoqëria 25.4% Social media 16.7% Vota total: 3053 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?