Dhoma e Avokatisë paralajmëron bojkot të seancave në GJKKO në kundërshtim të rregullores së re, e cila vendos kufizime drastike për avokatët dhe gazetarët gjatë proceseve gjyqësore. Kryetari i Komitetit Disiplinor të Dhomës së Avokatisë, Ferdinand Ndoja, tha në emisionin "Studio Live" në Report TV se Dhoma e Avokatisë i është drejtuar KLGJ-së, Ministrisë së Drejtësisë dhe institucioneve të tjera për të kundërshtuar rregulloren, ndërkohë që Këshilli i Përgjithshëm do të mblidhet në ditët në vijim për të vendosur mbi hapat që do të ndërmerren në vijim. LEXO edhe...Mero Baze: Një drejtësi e pakontrolluar që kërkon shtyp të kontrolluar "Avokatia po merr masa. Këto ditë do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm për të marrë vendim. Është propozuar deri në bojkot që kjo të mos vazhdojë të jetë në zbatim si rregullore. Dhoma i është drejtuar KLGJ-së, të gjitha organeve, dhe ministrisë për këtë non-sens. Ne nuk na lejojmë të kemi celularin me vete. Jemi në kohën e teknologjisë. Edhe për tu konsultuar me ligjin më duhet celulari. Nuk ka pasur asnjëherë një rast të vetëm që një avokat të ketë bërë një veprim me celularin në sallë të gjyqit. Kjo që ka ndodhur me median është shumë më e rëndë. Ai autorizim për të marrë pjesë në gjyqe është një burokraci, dhe një mënyrë për të penguar pjesëmarrjen direkte të gazetarëve” tha ai Ndoja tha se rregullorja bie ndesh me ligjin, pasi cenon parimin e gjykimeve publike dhe kufizon aksesin në sallat e gjyqit. “Ligji parashikon që gjykimet janë publike. Të mos qenurit publike e bën gjykimin të pavlefshëm. Gjykimi publik është me dyer të hapura dhe mund të shkojë kushdo. Me këtë rregullore i kanë mbyllur komplet dyert. Kush je ti që po bën drejtësi, si mund të besoj tek ty kur më nxjerr një rregullore që bie ndesh me ligjin. Qytetari mund të hyjë sa herë të dojë. Gazetari mund të hyjë e të dalë sa herë të dojë, mjafton të mos prishë qetësinë. Po të shkosh në Itali e Greqi, hyn kushdo. Ke qejf? Shko dëgjo! Nëse prish qetësinë publike merren masa. Ka gjoba e sanksione të tjera. Kjo rregullore është bërë nga kryetari i ngarkuar me punë. Mbasë është bërë që tu tregojë KLGJ që po punon e që duhet të jetë kryetar por në fakt po shkel ligjin. Po e shkel hapur. Është e frikshme dhe jo e turpshme edhe të heqësh makinat e gazetarëve. Media ka akses në çdo vend”, tha ai. Rregullorja e re e GJKKO-së hyri në fuqi më 1 shtator dhe ka shkaktuar reagime nga gazetarët, organizatat e medias dhe edhe nga Dhoma e Avokatisë. Ajo vendos kufizime të reja për ndjekjen e proceseve gjyqësore, përfshirë ndalimin e përdorimit të telefonave celularë nga gazetarët dhe avokatët, si edhe procedura të reja akreditimi për përfaqësuesit e medias. Shoqatat e gazetarëve e kanë cilësuar rregulloren censuruese, ndërsa Apeli i GJKKO-së ka bërë të ditur se nuk do t'i zbatojë këto kufizime. U.D/ReportTv.al Ferdinand Ndoja rregullorja e GJKKO klgj ministria e drejtesise GJKKO Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 28.7% Drejtësia 67.7% Nuk e di 3.6% Vota total: 4169 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?

