Lajme Zone
Dha leje për panele diellore në toka bujqësore/ SPAK kërkon 1 vit burg për ish kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Dha leje për panele diellore në toka bujqësore/ SPAK kërkon 1 vit burg për ish kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi

SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe të pandehurit e tjerë.

SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe të pandehurit e tjerë.

Për Fredi Kokoneshin, SPAK kërkoi 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe ndalim për të ushtruar funksion publik për 3 vite.

Për tre të pandehurit e tjerë, prokuroria ka kërkuar: Dorian Spaho: 1 vit burg për shpërdorim detyre në bashkëpunim dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite.

Andi Bollari: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite.

Ledio Xharo: 1 vit burg për shpërdorim detyre dhe ndalim të ushtrimit të funksioneve publike për 2 vite.

Vendimi përfundimtar për të pandehurit do të merret nga Gjykata e Posaçme.

Këta shtetas kanë shpërdoruar detyrën në dhënien me qira të një siperfaqe toke 67 hektarë, që është përdorur për ndërtim të impianteve diellore. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet fredi kokoneshiSPAK