Lajme Zone
Deti i Himarës vishet me naftë, pushuesit japin alarmin për ndotjen masive
EkonomiJOQ Albania

Deti i Himarës vishet me naftë, pushuesit japin alarmin për ndotjen masive

Teksa vendi ynë po mbyll sezonin turistik, një problem i vjetër por gjithnjë e më shqetësues është rikthyer në vëmendje: ndotja e detit nga mbetjet e naftës.

Teksa vendi ynë po mbyll sezonin turistik, një problem i vjetër por gjithnjë e më shqetësues është rikthyer në vëmendje: ndotja e detit nga mbetjet e naftës.

Së fundmi, një rast i rëndë është denoncuar në Himarë, ku deti është shfaqur në gjendje të mjerueshme, i mbuluar nga njolla të mëdha nafte dhe mbetje të rënda hidrokarburesh në çdo cep.

Pamjet e regjistruara në terren tregojnë qartësisht një shtresë të dendur nafte në sipërfaqen e detit dhe përgjatë vijës bregdetare. Kjo situatë alarmante ngre shqetësime të mëdha për dëmtimin e ekosistemit detar, kërcënimin e shëndetit të pushuesve dhe goditjen e imazhit të turizmit në këto ditë të fundit të verës.

Deri më tani, institucionet kompetente nuk kanë bërë të njohur zyrtarisht burimin e ndotjes, duke lënë vend për dyshime se ajo mund të ketë ardhur nga shkarkimet e paligjshme të mjeteve lundruese në det të hapur. Përballë kësaj ngjarjeje që rrezikon të lërë pasojë afatgjata në mjedis, pushuesit dhe qytetarët e pranishëm në zonë lëshojnë një thirrje urgjente për ndërhyrje të menjëhershme, me qëllim identifikimin e shkakut, pastrimin e vijës bregdetare dhe marrjen e masave të rrepta parandaluese.