Lajme Zone
Goditi me shuplakë kundërshtarin, MLS gjobit Lionel Messin
SportJOQ Albania

Goditi me shuplakë kundërshtarin, MLS gjobit Lionel Messin

Lionel Messi është gjobitur nga Major League Soccer pas një episodi të diskutueshëm në sfidën mes Inter Miamit dhe Philadelphia Union, e cila përfundoi në barazim 2-2.

Lionel Messi është gjobitur nga Major League Soccer pas një episodi të diskutueshëm në sfidën mes Inter Miamit dhe Philadelphia Union, e cila përfi në barazim 2-2.

Kapiteni i Inter Miamit, i cili arriti të shënonte edhe një gol në këtë përballje, u përfshi në një moment të tensionuar me Quinn Sullivan. Në minutën e 101-të, Messi goditi me shuplakë kundërshtarin në pjesën e pasme të qafës, një veprim që u konsiderua antisportiv nga autoritetet e ligës.

Komisioni i Disiplinës i MLS vendosi ta gjobisë argjentinasin, ndërsa shuma e penalizimit nuk është bërë publike.

“Komisioni i Disiplinës në MLS gjobiti me një shumë të padeklaruar sulmuesin e Inter Miamit, Lionel Messi, për shkelje të politikës së Ligës në lidhje me kontaktet me duart në fytyrën, kokën ose qafën e një kundërshtari”, thuhet në komunikatën zyrtare të MLS.

Incidenti ka tërhequr vëmendje të madhe, pasi Messi rrallëherë është përfshirë në episode të tilla gjatë karrierës së tij.