Lajme Zone
DETAJE/ Shpërthimi me tritol në derën e banesës së Ylli Zallës, çfarë dyshon grupi hetimor
TeknologjiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

DETAJE/ Shpërthimi me tritol në derën e banesës së Ylli Zallës, çfarë dyshon grupi hetimor

Policia e Krujës është njoftuar për ngjarjen nga bashkëshortja e Ylli Zallës, e cila jeton jashtë vendit. Ndërkohë, ngjitur me banesën e Ylli Zallës ku u vendos sasia e tritolit, jeton babai i këtij të fundit, i cili ndonëse e ka dëgjuar shpërthimin mbrëmjen e së shtunës nuk ka njoftuar shërbimet në telefon.

Telefonata në polici është bërë mëngjesin e sotëm, ndërsa në pyetje është marrë i ati i Ylli Zallës , i cili nuk ka dhënë detaje rreth ngjarjes dhe disa banorë aty pranë.

Burime nga policia bëjnë me dije se sasia plasëse është vënë nga vetë Ylli Zalla, që sipas uniformave blu po përdor teknikalitete që të çorientojë grupin hetimor, duke qenë se është person në kërkim dhe me precedent penal. Konfirmohet që në banesën e Zallës apo rreth e rrotull saj, qoftë edhe në fshatin Zallë, nuk ka kamera sigurie që mund të çojnë në identifikimin e personit qe vuri tritolin. Megjithatë, pavarësisht kësaj, policia ka ngritur një grup hetimor për të zbërthyer të gjithë dinamikën e ngjarjes./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet