Lajme Zone
Dy operacione në Korçë kundër kalimit të paligjshëm të kufirit, arrestohen dy 21-vjeçarë
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Dy operacione në Korçë kundër kalimit të paligjshëm të kufirit, arrestohen dy 21-vjeçarë

Dy operacione policore janë finalizuar në qarkun e Korçës, duke goditur veprimtarinë kriminale të ndihmës, kundrejt pagesës, për kalimin e paligjshëm të kufirit nga emigrantë të ardhur nga vendet e treta.

Policia Kufitare e Korçës, në bashkëpunim me Komisariatin nr. 6 në Tiranë, kapi dhe ndaloi një 21-vjeçar nga Tirana, i cili po transportonte me automjet 5 shtetas të huaj. I riu nuk iu bind urdhrit të policisë dhe braktisi automjetin gjatë ndjekjes, por u kap disa orë më vonë në Tiranë.

Ndërkohë, operacioni tjetër, i zhvilluar pas një hetimi disajavor çoi në arrestimin në flagrancë të një tjetër 21-vjeçari, banues në Libonik të Maliqit. Sipas hetimeve, ai strehonte emigrantë në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom dhe më pas i transportonte me automjet drejt Tiranës kundrejt pagesës. Gjatë ndërhyrjes, në automjetin e tij u gjetën 6 emigrantë nga vendet e treta, ndërsa 21-vjeçari tentoi të largohej, por u kap nga shërbimet e policisë.

Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet