Lajme Zone
Detaje nga ngjarja në Delvinë, një javë më parë 45-vjeçari plagosi nipat e autorit në Sarandë
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Detaje nga ngjarja në Delvinë, një javë më parë 45-vjeçari plagosi nipat e autorit në Sarandë

Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Delvinë rezulton të jetë një konflikt i mbartur prej një jave.

Ngjarja e ndodhur ditën e sotme në Delvinë rezulton të jetë një konflikt i mbartur prej një jave.

6 ditë më parë, në lagjen nr. 4 të Sarandës, në rrugën “Mitat Hoxha”, 45-vjeçari Xhike Hita, për motive banale, është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta e thikë nipat e 47-vjeçarit Lekan Tozo.

Konflikti është zhvilluar rreth mesditës së 14 gushtit, ndërkohë që policia shoqëroi palët në Komisariat dhe vendosi ndjekjen e autorit në gjendje të lirë. Pas mjekimit të marrë, edhe të dëmtuarit lanë spitalin. Por 6 ditë më pas, konflikti duket se është zhvendosur në Delvinë, ku Lekan Tozo është përballur me 45-vjeçarin Xhike Hita, edhe ky me origjinë nga Delvina. Ata kanë nisur të konfliktohen për shkak të plagosjes që Hita i kishte bërë nipave të Tozos.

Gjatë përleshjes fizike mësohet se janë përdorur edhe armë të ftohta, të cilat kanë rezultuar në plagosjen e lehtë të Hitës.

Ndërkohë, policia e Sarandës ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë, familjarë të Tozos dhe Hitës, pasi janë konfliktuar verbalisht pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të Sarandës. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet