Pasditen e sotme në Korçë është thirrur një protestë nga njerëzit e kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorit. Më konkretisht, thirrja për protestë në mbështetje të studentëve dhe kundër mënyrës së reagimit të policisë ndaj tyre, është bërë nga kandidati i pavarur për Këshillin Bashkiak të Korçës, Lazjon Petri.
Në vend të mbledhjes së qytetarëve, protesta ka rezultuar një dështim total, pas pranisë së deputetit analfabet të Korçës, Fidel Krekës. Thirrjes së Petrit, i janë bashkuar jo më shumë se 20 persona.
Pamjet e mësipërme të protestës flasin vetë, ndërsa kjo tregon qartë qytetarinë e qytetarëve dhe rinisë korçare, që nuk mbështetin thirrje politike apo nuk i bashkohen tubimeve ku janë pjesë dhe deputetë analfabetë si Fidel Kreka.
Ky i fundit, një person i lidhur me krimin, drogën dhe fajdet arriti që nga shofer gjatë kohës së PD-së, të bëhet deputet i kësaj force politike në qarkun e Korçës.
Ky person, i cili prej një viti është deputet në Parlament, nuk ka bërë agjë, përveçse se me përdoruesit e drogës shkatërroi dhe katandisi zgjedhjet në selinë e PD-së në Korçë. Kjo është e provuar me fakte dhe prova, të cilat i kemi paraqitur në disa shkrime. Me fakte dhe prova/ Deputeti analfabet që mbështetet nga krimi dhe droga në Korçë 13 Shtator, 14:45 Pavarësisht përpjekjes për të nxitur një reagim qytetar në Korçë, pjesëmarrja e ulët ka qenë treguesi më i dukshëm i kësaj proteste.
Ajo që synohej të ishte një thirrje më e gjerë në mbështetje të studentëve, është kufizuar në një numër të vogël protestuesish, larg një mobilizimi të konsiderueshëm qytetar. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

