Lajme Zone
'Dështoi të kundërshtonte vendimet', Senati amerikan bllokon kandidatin e Trump për Fondacionin e Shkencës! Republikani Cassidy kundërshton emërimin
BotëReport TV

'Dështoi të kundërshtonte vendimet', Senati amerikan bllokon kandidatin e Trump për Fondacionin e Shkencës! Republikani Cassidy kundërshton emërimin

Cassidy argumentoi se O’Neill nuk kishte bërë mjaftueshëm për të mbrojtur shkencën gjatë kohës që mbante poste drejtuese në administratën Trump. Ai e kritikoi veçanërisht për qëndrimin ndaj vendimeve dhe deklaratave të sekretarit të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr.

Një tjetër pengesë për administratën e Donald Trump në Senatin amerikan. Kandidati i tij për drejtimin e Fondacionit Kombëtar të Shkencës (NSF), Jim O’Neill, nuk do t'i nënshtrohet seancës dëgjimore për konfirmimin në këtë detyrë, pasi kreu i komitetit të Senatit për Shëndetësinë, Arsimin, Punën dhe Pensionet, republikani Bill Cassidy, kundërshtoi kandidaturën e tij. Cassidy argumentoi se O’Neill nuk kishte bërë mjaftueshëm për të mbrojtur shkencën gjatë kohës që mbante poste drejtuese në administratën Trump. Ai e kritikoi veçanërisht për qëndrimin ndaj vendimeve dhe deklaratave të sekretarit të Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr. LEXO edhe...Trump-Putin, takim 'kokë më kokë' në samitin e Kinës! Kremlini: Do të bisedojnë gjatë, mund të takohen disa herë “Në atë rol, ai dështoi të kundërshtonte vendimet dhe deklaratat e papërgjegjshme nga Sekretari Kennedy”, deklaroi Cassidy gjatë fjalës së tij para komitetit, vetëm disa orë përpara seancës së planifikuar të O’Neill. Jim O’Neill ka shërbyer si drejtor në detyrë i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) nga gushti 2025 deri në shkurt 2026. Më parë, ai mbajti edhe postin e zëvendëssekretarit të Departamentit amerikan të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, periudhë gjatë së cilës u ndryshuan rekomandimet për imunizimin rutinë të fëmijëve. Bllokimi i kandidaturës i jep fund përpjekjes së O’Neill për të marrë drejtimin e një prej institucioneve kryesore shkencore në SHBA, i cili gjatë administratës Trump është përballur me shkurtime të konsiderueshme buxhetore dhe ngrirje të granteve. Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë nuk e ka tërhequr zyrtarisht nominimin e tij. Cassidy kujtoi gjithashtu rastin e Heidi Overton, kandidates për komisionere të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), nominimi i së cilës u hoq pasi u bë e qartë se nuk kishte votat e nevojshme për konfirmim. Senati, aktualisht i drejtuar nga republikanët, po vijon proceset e konfirmimit të emërimeve të administratës Trump përpara se demokratët të marrin shumicën në janar. Ndërkohë, detyrat e drejtorit të Fondacionit Kombëtar të Shkencës po kryhen përkohësisht nga shefi i stafit, Brian Stone, i cili ka njoftuar se planifikon të dalë në pension në fund të këtij viti. A.C/ReportTv.al donald trump Senati amerikan Jim O’Neill Shtepia e Bardhe Komento Komente Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 63% Jo 28.7% Nuk e di 8.3% Vota total: 919 Sondazhi i ditës: A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?