Kim Kardashian nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ëndrra për t'u bërë avokate, edhe pse nuk arriti të kalonte provimin e licencimit në Kaliforni.
Gjatë premierës së sezonit të dytë të serialit “All's Fair” në New York, 46-vjeçarja foli për planet e saj profesionale, duke zbuluar se dëshiron të provojë sërish, por jo menjëherë.
Në një intervistë për revistën “People”, Kim pranoi se angazhimet e shumta në biznes, televizion dhe jetën familjare nuk i kanë lënë kohën e nevojshme për t'u përgatitur siç duhet. Për këtë arsye, ajo preferon të presë momentin e duhur për t'iu rikthyer studimeve dhe provimit.
Interesi i saj për drejtësinë nisi në vitin 2019, ndërsa një nga motivet kryesore ishte babai i saj, Robert Kardashian, i cili ishte një avokat i njohur.
Kim ka folur vazhdimisht për dëshirën për të ndjekur këtë profesion dhe për të përdorur njohuritë juridike edhe në çështjet e reformës në drejtësi penale, ku është angazhuar prej vitesh.
Mbështetje për ambicien e saj ka shprehur edhe aktorja Sarah Paulson, kolegia e saj në serialin “All's Fair”, e cila beson se Kim do të bëhet një avokate e shkëlqyer.
Pavarësisht pengesës së fundit, Kardashian duket e vendosur të mos e braktisë këtë rrugë, duke e lënë të hapur mundësinë për një tjetër përpjekje në të ardhmen.

