Lajme Zone
“Deri kur do të heshtë Evropa?” Uniformat e bardha në Gjermani i drejtohen Bundestagut për situatën në Shqipëri
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Deri kur do të heshtë Evropa?” Uniformat e bardha në Gjermani i drejtohen Bundestagut për situatën në Shqipëri

Mjekë, infermierë dhe profesionistë shqiptarë të shëndetësisë, që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, kanë ndërmarrë një nismë publike duke nisur një peticion drejtuar deputetëve të Bundestagut gjerman dhe përfaqësuesve gjermanë në Parlamentin Evropian, për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri. Peticioni, i publikuar më 18 tetor 2026, përmban një apel për reagimin e instituc

Mjekë, infermierë dhe profesionistë shqiptarë të shëndetësisë, që jetojnë dhe punojnë në Gjermani, kanë ndërmarrë një nismë publike duke nisur një peticion drejtuar deputetëve të Bundestagut gjerman dhe përfaqësuesve gjermanë në Parlamentin Evropian, për mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Shqipëri. Peticioni, i publikuar më 18 tetor 2026, përmban një apel për reagimin e institucioneve gjermane ndaj zhvillimeve në Shqipëri.

Nismëtarët shprehin shqetësimin për situatën politike dhe trajtimin e protestuesve, duke kërkuar që çështja të marrë vëmendje edhe në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit.

“Deri kur do të heshtë Evropa, ndërkohë që qytetarët dalin në rrugë për të kërkuar në mënyrë paqësore të drejtat e tyre demokratike?”, është një nga pyetjet që shtrojnë profesionistët shqiptarë në apelin e tyre.

Në dokument, ata shkruajnë se prej më shumë se katër muajsh mijëra qytetarë, mes tyre studentë dhe të rinj, kanë protestuar në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit. Sipas nismëtarëve, organizata të të drejtave të njeriut kanë raportuar raste të përdorimit joproporcional të forcës nga policia dhe hedhjes së gazit lotsjellës pa paralajmërim. Ata i referohen gjithashtu kërkesës së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë për hetim të shpejtë të këtyre pretendimeve.

Pesë kërkesa për institucionet gjermane

Peticioni përmban pesë kërkesa konkrete drejtuar deputetëve gjermanë.

Së pari, nismëtarët kërkojnë që përfaqësuesit politikë të mbajnë një qëndrim publik në mbrojtje të së drejtës për protestë paqësore në Shqipëri.

Së dyti, ata kërkojnë që autoriteteve shqiptare t'u kërkohet një hetim i pavarur dhe transparent për përdorimin e forcës nga policia, si dhe për rastet që përfshijnë automjete mjekësore.

Një tjetër kërkesë lidhet me garantimin e kujdesit mjekësor të paanshëm për të gjithë të lënduarit, si dhe me mbrojtjen e personelit shëndetësor dhe gazetarëve.

Profesionistët kërkojnë gjithashtu që çështja të përfshihet në axhendën e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, veçanërisht në aspektin e shtetit të së drejtës dhe të drejtave themelore.

Së fundi, ata u bëjnë thirrje deputetëve gjermanë të përdorin të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

“Ajo që ndodh në Shqipëri prek drejtpërdrejt familjet tona”

Në pjesën përmbyllëse të apelit, mjekët dhe profesionistët shqiptarë shpjegojnë se lidhja e tyre me Shqipërinë nuk është vetëm emocionale, por edhe familjare.

Shumë prej tyre janë shtetas gjermanë dhe kontribuojnë çdo ditë në sistemin shëndetësor të Gjermanisë, ndërsa familjarët e tyre jetojnë në Shqipëri.

“Prindërit, vëllezërit, motrat dhe të afërmit tanë jetojnë në Shqipëri. Ajo që ndodh atje nuk është për ne një çështje e largët politike, por prek drejtpërdrejt familjet tona”, thuhet në peticion.

Mesazhi i tyre për institucionet evropiane është i drejtpërdrejtë: mbrojtja e demokracisë nuk duhet të kufizohet vetëm te deklaratat politike, ndërsa standardet demokratike duhet të vlejnë edhe për vendet që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Shqipëria ka nevojë për një Evropë që sheh, dëgjon dhe kërkon përgjegjësi. Jo dikur, por tani”, përfjnë nismëtarët.

Ku mund të nënshkruhet peticioni?

Peticioni është i hapur për nënshkrim përmes formularit online. Të interesuarit mund të plotësojnë të dhënat e kërkuara dhe të shprehin mbështetjen e tyre për apelin drejtuar institucioneve gjermane.

Linku për nënshkrimin e peticionit: Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm