Në disa shkrime kam sjellë fakte në lidhje me deputetin e PD-së, Fidel Kreka. Një debat, le ta quajmë, që filloi pas disa pyetjeve që unë u bëra drejtuesve të PD-së në lidhje me situatën në degën e Korçës ku përfaqësimi i qytetit tim bëhet nga një analfabet i mbështetur nga krimi e droga që doli deputet pas një lufte konjukturash dhe skenarësh që shkojnë sa tek Edi Rama dhe Niko Peleshi apo Fidel Ylli, tek Ervin Salianji, Ledina Alolli e deri te Flamur Noka e Sali Berisha. Deputetin e krimit dhe drogës e nxorri aleanca Rama-Salianji-Ylli 9 Shtator, 15:32 Për ata që thonë pse dhe si u vu kandidat Fideli, duhet të mësojnë të vërtetën.
Primaret në degën e PD-së Korçë u manipuluan nga Ledina, Fideli dhe një grup ndjekësish të tyre. PD në Korçë prej kohësh është e marrë peng, pa organizim dhe prej kohësh pa drejtim, e përçarë dhe e sunduar nga klani i Salianjit me zbatues Fidel Krekën dhe Ledina Alollin.
Manipulimi i primareve është hapi i parë.
I dyti ishte emërimi i Ivi Kasos si drejtues politik në Korçë dhe për këtë arsye që të respektoheshin raportet fetare u vendos e dyta Ledina Alolli, e cila vetëm dy vite më parë kishte humbur turpshëm Bashkinë e Korçës, pa folur më tej se çfarë bënte si mbështetëse e Lulzim Bashës kundër Foltores dhe Berishës së bashku me Krekën. Fidel Kreka nuk ishte aspak kandidat në listë, pas tërheqjes së Eleina Qiricit si kandidate në listë të hapur ndodhi një skenar. Dhjetëra SMS Sali Berishës dhe Flamur Nokës. Presion i hapur nga gjoja militantë, ku shumë prej tyre ishin përdorues droge dhe elementë të botës së krimit që i sheh rëndom në fotot e Fidel Krekës, disa prej tyre të fshira nga rrjetet sociale.
Pas presioneve për bojkot dhe prishje të fushatës Flamur Noka bëri një takim edhe me një grup hoxhallarësh që i premtuan mbështetje për Fidelin, por edhe me një grup militantësh midis të cilëve elementë të botës së krimit, ku përjashtohet Tosi Hunda, një ish-hajdut tatimesh, po nxjerrim jashtë edhe Tit burgaxhiun se këtij i dhanë nja 2 milionë lekë për fushatë, pjesa tjetër një tufë horrash dhe rrugaçësh që në Korçë i neveritin.
Por Fidel Kreka është deputeti i tyre, i llumit, asgjë më shumë. Sa për pjesën se është çuni i babit, këtë pjesë unë e kapërceva jo pa qëllim, por s’mund të rri pa rikujtuar që soj e sorollop u futën në punë gjatë qeverisë së PD-së, sikur vetëm këta e kishin sjellë në pushtet, këtu nuk përjashtohet Fideli që u punësua 8 vjet shofer dhe nuk shkoi një ditë në punë te Drejtoria e Bujqësisë e drejtuar nga Adrian Maho. Kush është deputeti i bandave, drogës, fajdeve dhe krimeve në Korçë? 8 Shtator, 20:18 TANI SKEDA KRIMINALE
Fidel Kreka është një njeri me një dosje të pasur në polici, jo si opozitar, por si njeri me precedentë penalë. Këto nuk përjashtojnë kohën e PD-së kur e nxirrte babi nga qelia se kapej nga policia në sherre e konflikte apo me qeset e hashashit. Këtu nuk po sjell rastet e fajdeve apo pengjeve, që po duan detaje, ditë pas dite do t’i sjellim me emra deri te kanosjet apo rrëmbimet e personave. Aty në Radanec i dinë mirë, Tosi Hunda s’di nga këto se nuk merret me gjëra të thjeshta, ai është këshilltar politik dhe strategjik, bashkë me Tit Burgaxhiun. Të dy kandidatë të mundshëm për Bashkinë e Korçës po refuzoi Fideli.
Ky Fideli që ka një vit deputet s’e ka parë kush të flasë një fjalë në parlament apo të mbajë një qëndrim kundër qeverisë apo Niko Peleshi që e kanë hall. Por tani ka zgjedhjet lokale dhe Fideli do të ishte kandidati më i shkëlqyer përballë Nikos e Filos, ai është i vetmi që i mund. Me fitore si ajo brenda listës që e ka shpallur fitore. Si e masakroi PD-në deputeti i mbështetur nga krimi dhe droga
10 Shtator, 12:37 Po sjell vetëm tri raste që të mos zgjatet shumë se lodhen analfabeti dhe të tijtë duke lexuar.
Fidel Kreka në bashkëpunim me disa persona të tjerë goditën për vdekje një qytetar pak vite më parë, denoncimi shkoi në polici dhe u mbyll. Kush e mbylli? Po do dikush data dhe orë mund t’i sjell pa problem.
Fidel Kreka i iku patrullës së policisë me vrap, uniformat blu dyshonin se kishte armë dhe drogë. Sërish çështja u mbyll.
Fidel kreka punonte pa licencë në lokalin e tij, pa shkuar më tej te fakti se nëpërmjet pajisjeve si celulare apo tablete ushtronte aktivitet të paligjshëm të baste. Edhe kjo u mbyll. Këto janë tri më të fundit në pushtetin e Ramës dhe Peleshit.
Tani ky që nuk kalonte dot klasën e 4-t, u bë me universitet pa shkuar në shkollë, pyeteni për emrat e pedagogëve dhe çfarë diplome ka? Mos u mërzisni se nuk e di. Ky person i mbështetur nga elementët e botës së krimit, quhet deputet i popullit.
Ky që u bë deputet pasi e sulmoi Edi Rama me porositë Fidel Yllit. Ky që prishte foltoret e Berishës dhe i lëpihej Lulit. Ky që e mbante Salianji nga pas se do ta bënte shef komisariati, dhe do t’i lejonte çunat të shpërndanin mall sa e si të donin. Ky që na i dha votat Ledinës. Ky që mendon se Tos Hunda është Ajnshtajni i Shqipërisë dhe banditët, borxhlinjtë, kumarxhinjtë e drogaxhinjtë janë Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
Ky është “me nder” deputeti i popullit. Dhe me këtë PD do të vijë në pushtet, le pastaj që e çon dhe në Bruksel, megjithëse aty mund t’u flasë radanesçe e vetmja gjuhë e folur që di se shkrim e këndim shqip i ka problem./ CNA Si e masakroi PD-në deputeti i mbështetur nga krimi dhe droga
10 Shtator, 12:37 Deputetin e krimit dhe drogës e nxorri aleanca Rama-Salianji-Ylli 9 Shtator, 15:32 Kush është deputeti i bandave, drogës, fajdeve dhe krimeve në Korçë? 8 Shtator, 20:18 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

