Deputeti analfabet i Korçës, i mbështetur nga krimi dhe droga, Fidel Kreka, pas përfundimit të foltores së ripërtëritjes në qarkun e Korçës i është vërsulur gazetares Iris Rezhda.
Deputeti analfabet dhe mbështetësit e tij i janë drejtuar gazetares me kërcënime, sharje dhe ofendime.
Shpërndarës të lëndëve narkotike të identifikuar kanë kanosur dhe sulmuar gazetaren.
Ashtu siç shihet dhe në pamje, mbështetësit e Krekës në formën e një bande i afrohen gazetares duke i ushtruar presion me një gjuhë vulgare, rrugeçërish, siç mund të personifikohet vetëm deputeti analfabet i mbështetur nga krimi dhe droga.
Deputeti analfabet dhe banda e tij e kanë kërcënuar gazetaren pasi kjo e fundit teksa ushtronte thjesht dhe vetëm detyrën e saj si gazetare, i është drejtuar kreut të PD-së, Sali Berisha me disa pyetje në lidhje me situatën politike të PD, kur do bëhen zgjedhje dhe nëse kryedemokrati ishte në dijeni që Salianji drejtonte PD e Korçës.
Kreu i PD-së Sali Berisha është përgjigjur me qetësi, ndërsa deputeti analfabet i mbështetur nga krimi dhe droga ka reaguar agresivisht ndaj gazetares duke e kërcënuar dhe duke e fyer.
Persona me precedentë penalë, mbështetës të deputetit analfabet të Korçës, shpërndarës të lëndëve narkotike kanë kërcënuar sharë dhe fyer thjesht pse gazetarja Iris Rezhda bëri detyrën duke i drejtuar pyetjet kreut të PD-së Sali Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

