Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Deputetët e PD nuk u pranuan në protestën e të shtunës te Ministria e Arsimit/ Bardhi: S’ishin studentë…Nuk na pengojë 10 zëra që ulërijnë për opozitën dhe heshtin për Ramën


Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në emisionin “Minuta e Parë” në “News24”, foli për zhvillimet në vend.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi në emisionin “Minuta e Parë” në “News24”, foli për zhvillimet në vend. Gjatë intervistës Bardhi, u pyet edhe për situatën e krijuar në protestën e të shtunës, ku studentët nuk pranuan deputetë të Partisë Demokratike nuk u pranuan nga protestues që t’i bashkoheshin protestës te Ministria e Arsimit. Bardhi tha se sipas tij nuk ishin studentët që nuk i pranuan, por vetëm një grup individësh të përdorur nga kryeministri Edi Rama. “Nëse ju më identifikoni nga ata që bërtisnin në ndonjë status të tyre si studentë unë tërhiqem. Një person që është 60 vjeç dhe ju e intervistoni, s’ka nevojë unë ta them që ishte student…Njëri që bërtiste më fort ishte person 60 vjeç, një tjetër që bërtiste po aq fort është aktiviste e njohur që vlerën e ka sa një kandidat nga 38 i listës sonë të Tiranës në gjithë Shqipërinë. Një djalë që kishte vuajtur dhunën policia e tha qartë se cilido që kërkon përjashtimin e deputetëve që kanë detyrë të mbrojnë qytetarët, Ne nuk jemi për të marrë protagonizëm në protestën e studentëve. Kanë qenë 10 persona me synimin për të përçarë protestën dhe për të mos bërë atë numër apo fluks që ishte të shtunë e shkuar. Ne kemi thirrur mbështetje të protestës kombëtare të thirrur nga studentët. Mesa duket ai bashkim i të shtunës së kaluar ka shqetësuar Edi Ramën që përdor 10 individë që bërtasin kundër opozitës”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: edi rama Gazment Bardhi protesta