Deputetët e opozitës kanë shpërthyer në kritika në Komisionin e Ligjeve kundër Reformës Territoriale. Deputeti demokrat Tritan Shehu theksoi se reforma është e njëanshme dhe se po zhbëhen bashki, që kanë vlera e tradita. Deputeti tjetër Luçiano Boçi nënvizoi se nisma e PS-së është antikushtetuese, sepse kundër ka dalë popullata e bashkive që do shkrihen e këshillat bashkiakë. Tritan Shehu: Me një të rënë të lapsit, po shkrihen disa bashki të qarkut të Gjirokastrës. Reforma është e njëanshme. Doni të zhbëni bashki që kanë vlera e tradita. Ju doni që të bëni fakt të kryer materialet që keni sjellë, që janë të njëanshme. Ky veprim bie ndesh me frymën e parlamentit shqiptar dhe me parimin e demokracisë. Të ecim përpara me konceptin bipartizan të Kuvendit. Doni që të bëni reformë të njëanshme. Luçiano Boçi: Nisma juaj është antikushtetuese. Nisma duhet që të vinte bashkë me mendimin e popullatës. Ligji e thotë se përpara se të ndryshohet kufiri i një bashkie, duhet të ketë pse jo, edhe referendume. Duhet të organizoheshin referendume lokale. Zërat kundër kanë qenë edhe në popullatë, edhe në këshilla bashkiakë. Por nuk i keni dëgjuar zërat kundër. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Kuvendi Ligjet reforma territoriale
