Lajme Zone
Denoncimi i Ahmetajt: Rama firmosi për “Eco Park”-un që paratë t’i marrë fëmija i tij. Urdhëroi edhe procedurë të përshpejtuar
PolitikëBalkanWeb

Denoncimi i Ahmetajt: Rama firmosi për “Eco Park”-un që paratë t’i marrë fëmija i tij. Urdhëroi edhe procedurë të përshpejtuar

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë për Çim Peka Live hodhi akuza tepër të forta për Edi Ramën dhe qeverinë e tij.

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj në një intervistë për Çim Peka Live hodhi akuza tepër të forta për Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Ahmetaj theksoi se firmosi për “Eco Park”-un që paratë t’i marrë fëmija i tij. Ish-zv ministri nënvizoi se madje Rama e bëri këtë edhe me procedurë të përshpejtuar. Arben Ahmetaj theksoi se Lefter Koka është akuzuar për Eco Parkun, edhe pse kishte dy vite që kishte ikur si ministër. Eco Park1

Arben Ahmetaj: Te Eco Parku, ka marrë para fëmija i kreut të organizatës. Imagjinoni të merrte Livia ime, ose Kejsi im 1 para nga inceneratorët. E ka firmosur kreu i organizatës që paratë të shkonin te fëmija i tij. E ka urdhëruar që të bëhet edhe me procedurë të përshpejtuar. Kanë akuzuar Ter Kokën e dhe dhe për Eco Parkun, kur kishte 2 vjet që kishte ikur si ministër. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Arben Ahmetaj eco park edi rama