Analisti Fatos Lubonja ka komentuar deklaratat e forta dhe denoncimet e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati dhe sot dha një intervistë ekskluzive për emisionin “Minuta e Parë” në News24 me gazetaren Ola Bruko. Në një bisedë me gazetaren Bruko, Lubonja i cilësoi zhvillimet e fundit si një “luftë pushtetesh”, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi arrestimin e Agasit dhe mungesën, sipas tij, të një qëndrimi publik nga SHISH. “Mendoj se tani është luftë pushtetesh. Agasi u arrestua. Nuk e di nëse e arrestoi ai apo jo. Ka dalë ndonjë përgjigje nga SHISH? Asgjë! Ka dalë nga të huajt”, u shpreh Lubonja. Analisti komentoi edhe deklaratat e Ahmetajt për krimin dhe pastrimin e parave, duke theksuar se, sipas tij, problem nuk është vetëm ekzistenca e këtyre fenomeneve, por mënyra se si ato zhvillohen në Shqipëri. Lubonja tha se presioni politik dhe shoqëror është rritur, ndërsa iu referua edhe protestave dhe fakteve të bëra publike nga Ahmetaj. “Mendoj se gjithsesi një presion i madh ka dhënë dhe protesta. Dhe këto fakte që tha Ahmetaj. Nga i erdhën këto fakte atij? Se unë mendoj se ato janë të vërteta. Ne i dimë këto, këto janë provat. Ne e dimë se ai bën pazare”, tha analisti. Në vijim, Lubonja përdori tone të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, duke argumentuar se zhvillimet e fundit kanë dëmtuar edhe imazhin e tij jashtë vendit. Në përfundim, analisti vlerësoi si pozitive faktin që këto çështje po bëhen publike, duke thënë: “Mendimi im është që duhet shumë mirë që dalin këto gjëra.”.
“Mendoj se tani është luftë pushtetesh. Agasi u arrestua. Nuk e di nëse e arrestoi ai apo jo. Ka dalë ndonjë përgjim nga SHISH? Asgjë! Ka dalë nga të huajt. Ai thotë që; do hymë në BE. Ai thotë; të sakrifikojmë ndonjë, se na doli boja. Krim ka gjithandej, pastrim parash ka gjithandej. Po pastrim parash ka gjithandej, por jo me lejen e kryeministrit. Kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri. Mendoj se gjithsesi një presion i madh ka dhënë dhe protesta. Dhe këto fakte që tha Ahmetaj. Nga i erdhën këto fakte atij? Se unë mendoj se ato janë të vërteta. Ne i dimë këto, këto janë provat. Ne e dimë se ai bën pazare. Ky zullum i madh, se i kanë dalë zorrët këtij sistemi, vë në vështirësi dhe ata që janë më të paturpshmit, siç është ky. (Rama). Se ai nuk ka turp fare. I ka rënë kredibiliteti dhe te ndërkombëtarët. Mendimi im është që duhet shumë mirë që dalin këto gjëra.”, tha Lubonja. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: lubonja
