Lajme Zone
Dënimi me burg për 4 liderët e UÇK-së, reagon komisionerja Marta Kos: Vendimet e Hagës duhet të respektohen
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Dënimi me burg për 4 liderët e UÇK-së, reagon komisionerja Marta Kos: Vendimet e Hagës duhet të respektohen

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë institucion i pavarur i drejtësisë, duke kërkuar që vendimet e saj të respektohen.

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, tha se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë institucion i pavarur i drejtësisë, duke kërkuar që vendimet e saj të respektohen. “Vendimet e saj duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë apelimi”, shkroi ajo në X, pasi katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u shpallën fajtorë për krime lufte.

“U bëj thirrje të gjithë aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm përmes pajtimit, shtetet e rajonit nuk mund të tejkalojnë ndasitë dhe të bëjnë hapa para drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE”, u shpreh Kos. Top Channel