Lajme Zone
Libri i Charles Spencer zbulon përplasjen me mbretin Charles pas vdekjes së Lady D: Do ta harrojmë shpejt Dianën
BotëTop Channel

Libri i Charles Spencer zbulon përplasjen me mbretin Charles pas vdekjes së Lady D: Do ta harrojmë shpejt Dianën

Familja mbretërore britanike pritet të përballet me zbulime të reja mbi periudhën pas vdekjes së Princeshës Diana, përmes librit të vëllait të saj, Charles Spencer, “Swan Swan: Diana, Motra Ime”.

Familja mbretërore britanike pritet të përballet me zbulime të reja mbi periudhën pas vdekjes së Princeshës Diana, përmes librit të vëllait të saj, Charles Spencer, “Swan Swan: Diana, Motra Ime”. Në libër, Konti Spencer rrëfen detaje të panjohura rreth marrëdhënies së tij me mbretin Charles, atëherë Princ i Uellsit, si dhe një përplasje mes tyre për mënyrën se si do të zhvillohej funerali i Dianës.

Sipas Spencer, ai i kundërshtoi idenë që dy djemtë e Dianës, William dhe Harry, përkatësisht 15 dhe 12 vjeç në atë kohë, të ecnin pas arkivolit të nënës së tyre gjatë procesionit mortor. Ai argumentonte se Diana nuk do të dëshironte që fëmijët e saj t’i nënshtroheshin një prove të tillë publike.

Megjithatë, sipas rrëfimit të tij, Princi Charles këmbënguli që djemtë të merrnin pjesë në procesion, duke iu referuar edhe faktit se ai vetë kishte ecur pas arkivolit të xhaxhait të tij, Lord Mountbatten, në vitin 1979. Spencer tregon se gjatë një telefonate, ai i kujtoi Charlesit se në atë kohë kishte qenë 30 vjeç dhe se situata nuk mund të krahasohej me atë të dy djemve të Dianës.

Sipas librit, pas një përplasjeje të tensionuar, Charles i tha Spencerit: “Ji i sigurt, do ta harrojmë së shpejti”.

Deklarata, sipas Spencer, e tronditi. “Nuk mund ta besoj që sapo e the këtë”, i është përgjigjur ai, përpara se të mbyllte telefonin.

Konti Spencer pretendon se komentet e Charles pasqyronin “përbuzjen e tij të shtypur për Dianën” dhe shqetësimin e tij për reagimin e jashtëzakonshëm të publikut pas vdekjes së saj.

Ai thotë se vendosi të shkruante “Swan Swan: Diana, Motra Ime” për të korrigjuar ato që i konsideron “pasaktësi” të thëna ndër vite për motrën e tij.

Diana humbi jetën më 31 gusht 1997 në një aksident automobilistik në Paris. Gjashtë ditë më vonë, më 6 shtator, u zhvillua funerali i saj në Westminster Abbey, ndërsa Charles Spencer mbajti fjalimin e famshëm kushtuar motrës së tij.

Gjatë procesionit në Londrën qendrore, Spencer eci pas arkivolit së bashku me William, Harry, Charles dhe Philip. Ceremonia u ndoq në mbarë botën dhe u transmetua për një audiencë të vlerësuar në rreth 2.5 miliardë njerëz. Top Channel