Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Dënimi me 81 vite burg për krerët e UÇK-së/ Kreshnik Çollaku zbërthen verdiktin e Hagës: Politikisht do të përdoret nga Serbia, por juridikisht u certifikua pastërtia e luftës


Kreshnik Çollaku i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 përballë gazetares Ola Bruko, ka dhënë një analizë të thelluar mbi verdiktin e Gjykatës Speciale të Hagës, e cila dënoi me një total prej 81 vitesh burg katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke e cilësuar vendimin si tepër të rëndë dhe të hidhur në rrafshin personal e politik, ai nënvizoi se në këtë përballje juridike Kosova arriti një konfirmim thelbësor: njohjen e plotë të legjitimitetit dhe pastërtisë së luftës çlirimtare.

Kreshnik Çollaku i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 përballë gazetares Ola Bruko, ka dhënë një analizë të thelluar mbi verdiktin e Gjykatës Speciale të Hagës, e cila dënoi me një total prej 81 vitesh burg katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke e cilësuar vendimin si tepër të rëndë dhe të hidhur në rrafshin personal e politik, ai nënvizoi se në këtë përballje juridike Kosova arriti një konfirmim thelbësor: njohjen e plotë të legjitimitetit dhe pastërtisë së luftës çlirimtare. Gjatë fjalës së tij, ai zbardhi edhe prapaskenat e pritshmërive politike në Prishtinë përpara shpalljes së dënimit, duke theksuar se prapavija e vendimit nuk përbënte një surprizë të tërësishme për krerët e shtetit. “Informalisht dinin që mund të ndodhte ky dënim… për një nivel politik nuk është se ra kështu si bombë e papritur, mendohej se diçka do të ishte”. Pavarësisht goditjes që iu dha katër krerëve historikë, ai vendosi theksin te certifikimi ligjor i institucionit të UÇK-së, i cili u shkëput nga çdo akuzë për sipërmarrje kriminale apo krime masive ushtarake. “Në fjalën e gjyqtarit, çështja e UÇK-së, legjitimiteti i luftës së UÇK-së dhe pastërtia e saj u certifikua, u konfirmua”, u shpreh ai gjatë intervistës. Në përmbyllje, Çollaku paralajmëroi se ndonëse Beogradi do të përpiqet ta shfrytëzojë dënimin individual për luftë propagandistike ndaj shtetësisë së Kosovës, verdikti i sotëm juridik izoloi përgjegjësitë dhe mbrojti nga njolla historinë e ushtrisë çlirimtare. “Politikisht ky dënim do të përdoret për propagandë anti-Kosovë, por juridikisht vendimi e ndan këtë gjë. Në këtë situatë të rëndë, kjo ishte gjëja më ngushëlluese, ku disa e kanë konsideruar madje si lajmin më të mirë për Kosovën: certifikimin e luftës së pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb