Lajme Zone
Dënimi me 81 vite burg i 4 ish-krerëve të UÇK, Hajdari: Çështja nisi me një përrallë për transplant organesh, provat në Hagë të servirura nga agjencitë serbe
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Dënimi me 81 vite burg i 4 ish-krerëve të UÇK, Hajdari: Çështja nisi me një përrallë për transplant organesh, provat në Hagë të servirura nga agjencitë serbe

Duke e cilësuar qesharak vendimin e marrë sot në Hagë për dënimin me 81 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK-së, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari tha se Gjykata Speciale është furnizuar me prova nga agjencitë speciale të Serbisë.

Prefekti i Tiranës, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, e ka cilësuar qesharak vendimin e marrë sot nga Dhomat e Specializuara për Kosovën në Hagë, ku 4 ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli, u dënuan me 81 vite burg në total. Në një lidhje live për emisionin ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, Hajdari tha se vetë çështja ka nisur me një akuzë qesharake të Dick Martin, për transplant organesh në Shqipëri, gjë që sipas tij rezultoi një përrallë e madhe. “Kjo çështje ka filluar me një akuzë qesharake të Dick Martin, që bënte fjalë për transplant organesh në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ky ka qenë objekti në bazë të të cilit u kërkua ngitja e një gjykate të posaçme. Ajo ishte një përrallë e madhe. E gjithë historia 6 vjeçare është ndjekur nga ana ime dhe sot është momenti që kudo ku ka shqiptarë të flasim pa dorashka”, tha mes të tjerash Hajdari. LEXO EDHE:Dënimi me 81 vite burg i 4 ish-krerëve të UÇK, ish-ambasadori Bimo: Vendimi i Hagës me ngarkesa të mëdha politike, nuk ka marrë parasysh dëshmitë e emisarëve amerikanë Më tej Hajdari tha se edhe nëse ish-Presidenti Hashim Thaçi nuk do të pranonte ngritjen e Gjykatës Speciale, ajo do të ngrihej nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, ku jaën anëtare edhe Rusia e Kina. Sipas Hajdarit, të gjitha provat me të cilat është furnizuar Gjykata Speciale, janë depozituar nga Prokuroria dhe Agjencitë Speciale të Serbisë. “Në lidhje me pretendimet se përse pranoi Thaçi ngritjen e Gjykatës së Posaçme, përgjigja është e qartë, ose një gjykatë nën kurorën e OKB-së, ku anëtare në Këshillin e Sigurimit janë edhe Kina e Rusia, ose një gjykatë nën kurorën e Kosovës. Ky është një vendim qesharak, sepse të gjitha provat e servirura janë prova të servirura nga Prokuroria dhe Agjencitë Speciale të Serbisë”, shtoi Hajdari. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 22:03 Dënimi me 81 vite burg i 4 ish-krerëve të UÇK, ish-ambasadori Bimo: Vendimi i Hagës me ngarkesa të mëdha politike, nuk ka marrë parasysh dëshmitë e emisarëve amerikanë Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Roland Bimo, është shprehur në studion e emisionit ‘Repolitix’ me gazetarin Denis Minga në Report Tv, se vendimi i sotëm i Dhomave të Specializuara për Kosovën në Hagë për dënimin me 81 vite burg të 4 ish-krerëve të UÇK-së, është një vendim me ngarkesa të mëdha politike.Bimo tha se gjatë gjykimit nuk u morën parasysh dëshmitë e 4 emisarëve amerikanë, të cilët thanë se zinxhiri komandues i UÇK-së nuk kishte lidhje me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.“Pyetja e parë që shtrohet është se kush është raporti mes politikës dhe drejtësisë në dënimin që është dhënë. Në rastin konkret ne kemi realisht viktima në Kosovë për periudhën për të cilën bëhet fjalë. Mars 1998-prill 1999. Ato viktima kënë një autor. Ajo që e bën qesharake këtë proces, është që disa njerëz pa asnjë lloj lidhje në zinxhirin e komandës, siç kanë vërtetuar të 4 dëshmitarët nga SHBA, që këta njerëz nuk kishin asnjë lidhje me zinxhirin komandues më poshtë.Sepse UÇK sipas vlerësimit të tyre, nuk kishte një organizim të mirëfilltë dhe zinxhiri i komandës nuk kishte lidhje me këta të katërt. Hashim Thaçi ishte një figurë politike. Padyshim që ata kanë bërë një vepër heroike, që i dolën përballë një makine agresive ushtarake si ushtria serbe. Ajo që e diskrediton fajësimin e këtyre të katërtve është mosmarrja parasysh e dëshmive të 4 emisarëve amerikanë. Është një dënim me ngarkesa të jashtëzakonshme politike”, tha mes të tjerash Bimo. R.Xh/Shqiptarja.com Share R.Xh/Shqiptarja.com TAG: Jakup Krasniqi rexhep selimi kadri veseli hashim thaci shkelqim hajdari Gjyqi ndaj UCK ne Hage repolitix Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

16 Shtator, 14:18

Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.5% Të gabuar 88.1% Nuk e di 5.4% Vota total: 1195 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?