Lajme Zone
Dënimi i liderëve të UÇK, DASH për Report Tv: Respektojmë vendimin, shmangni retorikën nxitëse! Grenell përplaset me Marta Kos: Kjo nuk është drejtësi, mbyllni Gjykatën Speciale
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Dënimi i liderëve të UÇK, DASH për Report Tv: Respektojmë vendimin, shmangni retorikën nxitëse! Grenell përplaset me Marta Kos: Kjo nuk është drejtësi, mbyllni Gjykatën Speciale

Shtetet e Bashkuara thonë se respektojnë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Në një reagim për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori Departamenti Amerikan i Shtetit u bën thirrje palëve të shmangin retorikën nxitëse. “Shtetet e Bashkuara respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të marrë sot. Ne mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat d

Shtetet e Bashkuara thonë se respektojnë vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e katër ish-krerëve të UÇK-së. Në një reagim për gazetarin e Report Tv, Ermal Qori Departamenti Amerikan i Shtetit u bën thirrje palëve të shmangin retorikën nxitëse. “Shtetet e Bashkuara respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të marrë sot. Ne mbështesim drejtësinë për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre dhe rikonfirmojmë mbështetjen tonë për llogaridhënien, procesin e rregullt ligjor dhe sundimin e ligjit. U bëjmë thirrje të gjitha palëve të respektojnë vendimin e gjykatës, të shmangin retorikën nxitëse dhe të vazhdojnë të punojnë drejt një të ardhmeje paqësore dhe demokratike”, thuhet në reagimin e DASH për Report TV. LEXO edhe...Vendimi i Hagës ndaj krerëve të UCK-së, Grenell i përgjigjet Marta Kosit: Kjo nuk është drejtësi, Evropa të mbyllë këto gjykata radikale Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vite burg, Kadri Veseli me 18 vite dhe Rexhep Selimi me 13 vite burgim, pasi u shpallën fajtorë për krime lufte. Ndërkohë, Bashkimi Europian u bëri thirrje të gjitha palëve në Kosovë dhe rajon të respektojnë vendimin e Dhomave të Specializuara. Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, tha se gjykata është një institucion i pavarur, se aktgjykimi ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe se të dënuarit kanë të drejtën e apelit. "Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Vendimet e saj duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me llogaridhënien individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. U bëj thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm nëpërmjet pajtimit vendet e rajonit mund të kapërcejnë përçarjet dhe të përparojnë drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE." tha Kos. Edhe zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj pa ndërhyrje. "Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për viktimat", tha ai. Qëndrimi i Bashkimit Europian u kundërshtua publikisht nga Richard Grenell. Ish-i dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme hodhi poshtë mesazhin e Marta Kos për respektimin e aktgjykimit dhe sulmoi ashpër Gjykatën Speciale. "Jo. Të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë është e turpshme. Evropa duhet t'i reformojë institucionet e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë", shkroi Grenell. Më herët gjatë ditës, Grenell kishte reaguar edhe ndaj vetë aktgjykimit, duke e cilësuar dënimin e Hashim Thaçit "skandaloz" dhe duke i kërkuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, të ndërmarrë hapa për shpërbërjen e Gjykatës Speciale. "Dënimi i shpallur nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit për një luftë të zhvilluar 25 vjet më parë është skandaloz. Albin Kurti duhet gjithashtu të veprojë shpejt për ta shpërbërë këtë gjykatë të huaj. Deputetët duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë.", shkroi ai. Ora 18:00 Vendimi i Hagës ndaj krerëve të UCK-së, Grenell i përgjigjet Marta Kosit: Kjo nuk është drejtësi, Evropa të mbyllë këto gjykata radikale Pasi përfaqësuesja e Bashkimit Europian, Marta Kos, kërkoi që vendimi i Dhomave të Specializuara të respektohet, duke theksuar se gjykata është e pavarur dhe se të dënuarit kanë të drejtë apeli, reagoi ashpër i dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell.Në një postim në platformën X, Grenell hodhi poshtë qëndrimin e Kosit dhe sulmoi Gjykatën Speciale."Jo. Të mbash dikë në burg për gjashtë vjet për diçka që pretendohet se ka ndodhur 25 vjet më parë, është e turpshme. Evropa duhet t'i reformojë institucionet e saj dhe politikat e saj. Kjo nuk është drejtësi; është aktivizëm i elitave. Është një tjetër njollë për Evropën. Financimi për këto gjykata radikale duhet të ndërpritet menjëherë", shkroi ai.Pak më herët, Marta Kos kishte deklaruar se Dhomat e Specializuara janë një organ gjyqësor i pavarur, se vendimet e tyre duhet të respektohen dhe se procesi ka të bëjë me përgjegjësinë individuale dhe drejtësinë për viktimat, duke u bërë thirrje palëve të punojnë për pajtim në rajon. Share Ora 17:31 Marta Kos kërkon respektimin e vendimit të Hagës: Vetëm pajtimi e çon rajonin drejt BE-së Marta Kos reagoi pas vendimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së, duke kërkuar që aktgjykimi të respektohet dhe duke theksuar se ai ka të bëjë me përgjegjësinë individuale, jo me Kosovën. Ajo u bëri thirrje të gjitha palëve të ndihmojnë në pajtimin dhe të punojnë për shërimin e plagëve të së kaluarës, duke nënvizuar se vetëm përmes pajtimit rajoni mund të ecë përpara drejt Bashkimit Europian."Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një organ gjyqësor i paanshëm dhe i pavarur. Vendimet e saj duhet të respektohen dhe të dënuarit kanë të drejtë të apelojnë. Kjo ka të bëjë me llogaridhënien individuale dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. U bëj thirrje aktorëve në rajon që të ndihmojnë në shërimin e plagëve të së kaluarës. Vetëm nëpërmjet pajtimit vendet e rajonit mund të kapërcejnë përçarjet dhe të përparojnë drejt një të ardhmeje të përbashkët në BE." tha Kos. Share Ora 16:51 Britania e Madhe reagon pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së: Vendimi të mos përdoret për të nxitur tensione Mbretëria e Bashkuar reagoi pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara për katër ish-krerët e UÇK-së, duke u bërë thirrje të gjitha palëve që vendimi të mos përdoret për të nxitur tensione.Ministri britanik për Evropën, Lord Wood of Anfield, tha se Londra "respekton pavarësinë e Gjykatës dhe procesin e saj gjyqësor", ndërsa theksoi se aktgjykimi "nuk është një gjykim për shtetësinë, sovranitetin apo të drejtën e Kosovës për të përcaktuar të ardhmen e saj".Ai shtoi se gjetjet e gjykatës kanë të bëjnë me përgjegjësinë e individëve dhe "nuk duhet të përdoren për të nxitur tensione mes komuniteteve apo në të gjithë rajonin"."Udhëheqësit politikë dhe figurat publike kanë përgjegjësi të promovojnë qetësinë, të sigurojnë që çdo reagim të mbetet paqësor dhe të vendosin sigurinë e njerëzve në radhë të parë", deklaroi Lord Wood. Share Ora 15:54 'Dënimi i Thaçit është skandaloz', Richard Grenell kërkon mbylljen e Gjykatës Speciale: Kurti të veprojë menjëherë I dërguari i presidentit Donald Trump për misione të posaçme, Richard Grenell, reagoi ashpër pas vendimit të Dhomave të Specializuara për Hashim Thaçin, duke e cilësuar dënimin "skandaloz" dhe duke kërkuar mbylljen e Gjykatës Speciale.Postimi i plotë:"Dënimi i shpallur nga Gjykata e Hagës ndaj Hashim Thaçit për një luftë të zhvilluar 25 vjet më parë është skandaloz. Askush nuk është i sigurt nga këto gjykata ndërkombëtare, ku elitat akademike marrin vendime politike. Këta tre gjyqtarë dhe prokurori amerikan janë të çmendur të së majtës. Ata qartazi nuk i dëgjuan këshilltarët e Bill Clintonit, të cilët e bënë të qartë se Thaçi nuk e drejtonte luftën.Gjyqtari zviceran Guenael Mettraux ishte udhëheqësi i vërtetë, duke injoruar çështjet ligjore dhe duke zgjedhur politikën e Jack Smith.Të gjitha këto gjykata duhet t'u ndërpritet menjëherë financimi. Departamenti i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm Todd Blanche duhet të veprojnë shpejt. Amerikanët po paguajnë për këto ndjekje penale politike dhe kjo duhet të marrë fund.Albin Kurti duhet gjithashtu të veprojë shpejt për ta shpërbërë këtë gjykatë të huaj. Deputetët duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë." Share Ora 13:38 Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, BE apel për përmbajtje: Drejtësia të vijojë pa ndërhyrje Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të gjitha palëve dhe aktorëve në Kosovë dhe në rajon që të tregojnë përmbajtje pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së, Guillaume Mercier, tha se Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar duhet të lejohen ta ushtrojnë mandatin e tyre pa ndërhyrje.“Drejtësia duhet të lejohet të ndjekë rrjedhën e saj - gjë që është veçanërisht e rëndësishme për viktimat. Autoritetet kanë përgjegjësinë të garantojnë sigurinë e të gjitha komuniteteve dhe banorëve në mbarë Kosovën”, tha Mercier.BE-ja tha se “merr shënim” aktgjykimin e shkallës së parë dhe vlerësoi se Dhomat e Specializuara po administrojnë drejtësi përmes procedurave “të drejta, të paanshme dhe të pavarura”, të bazuara në parimin e përgjegjësisë penale individuale.Mercier rikujtoi se personat e dënuar kanë të drejtë ta apelojnë aktgjykimin para një paneli të veçantë të gjyqtarëve të Apelit. Share R.Xh/U.D/ReportTv.al kadri veseli Jakup Krasniqi rexhep selimi hagë hashim thaci uck Gjyqi ndaj UCK ne Hage dash Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 7.3% Të gabuar 86.8% Nuk e di 5.9% Vota total: 657 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?