Lajme Zone
Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Rama: Turp!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, reagon Rama: Turp!

Rama publikoi në llogarinë e tij në Facebook një fotografi ku shkruhej vetëm “Marre!”, ose “Turp!”, duke përcjellë kështu reagimin e tij pas vendimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Reagimi i Edi Ramës Rama publikoi në llogarinë e tij në Facebook një fotografi ku shkruhej vetëm “Marre!”, ose “Turp!”, duke përcjellë kështu reagimin e tij pas vendimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas shpalljes së vendimeve nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Rama publikoi në llogarinë e tij në Facebook një fotografi ku shkruhej vetëm “Marre!”, ose “Turp!”, duke përcjellë kështu reagimin e tij pas vendimeve ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Reagimi erdhi menjëherë pas përfundimit të leximit të aktgjykimit të shkallës së parë në Hagë, në një prej proceseve më të rëndësishme të zhvilluara nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Sipas vendimeve të shpallura, Hashim Thaçi u dënua me 25 vjet burg, ndërsa Kadri Veseli me 18 vjet burg.

Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burg, ndërsa Jakup Krasniqi me 25 vjet burg.

Katër ish-krerët e UÇK-së janë gjykuar për akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Ata janë deklaruar të pafajshëm gjatë procesit.

Aktakuza ndaj tyre përfshinte gjashtë pika për krime kundër njerëzimit përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë si dhe katër pika për krime lufte: arrestim dhe ndalim të paligjshëm ose arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje.

Katër ish-krerët e UÇK-së ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020. rama reagon per denimin e ish krereve te uck Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Lapaj nga Haga: Ditë historike për çlirimtarët, uroj që ish-krerët e UÇK-së të kthehen në shtëpi 16 Shtator 2026, 10:4110:41Politike Virusi i Edi Ramës në PS ka infektuar mazhorancën 16 Shtator 2026, 10:2810:28Politike Rama në Korçë për ndarjen e re administrativo-territoriale, në takim kryebashkiakë dhe deputetë 16 Shtator 2026, 10:0710:07Politike Pas Berishës, edhe Rama “merr rrugën” drejt SHBA; dera e administratës Trump vijon të jetë e mbyllur 15 Shtator 2026, 20:3620:36Politike Amerikanët goditje të fortë Ramës: Qeveria po 'ushqen' rrjetet e trafikut të drogës! 15 Shtator 2026, 20:0020:00Politike Seanca e 17 shtatorit, 5 ministra japin llogari në Kuvend; vendoset edhe për pagat e gjyqtarëve e prokurorëve 15 Shtator 2026, 19:0519:05Politike